🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.83 ▼1.46%
ARI 4,148 ▲1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,463 ▲ +3.91% ETH $2,426 ▲ +6.25% XRP $1.3088 ▲ +2.89% SOL $95.9200 ▲ +3.93%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.83 ▼1.46 % ARI 4,148 ▲1.84 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.83 ▼1.46 % ARI 4,148 ▲1.84 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Xhenxhefili “ngroh” trupin, por çfarë përfitimesh ka realisht?

– Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, sidomos gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë e “nxehtësisë”, shkruan mondosanita It.

Pjesa që konsumojmë teknikisht nuk është rrënjë, por rizomë, pra një kërcell nëntokësor.

Ku janë provat më të forta? – Te përzierat.

Studimet tregojnë se xhenxhefili mund të ndihmojë në reduktimin e të përzierave dhe të vjellave gjatë shtatzënisë.

Për të përzierat pas operacionit ose gjatë kimioterapisë, provat janë më të paqarta. Për sëmundjen e makinës ose detit, rezultatet e studimeve janë të ndryshme.

Tretja.

Xhenxhefili mund të ndihmojë në disa shqetësime të lehta gastrointestinale veçanërisht fryrjen dhe gazrat.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se një çaj me xhenxhefil trajton gastritin apo një sëmundje të aparatit tretës.

Dhimbja dhe inflamacioni.

Përbërësit e xhenxhefilit kanë veprim interesant në studimet laboratorike.

Te njerëzit, disa studime sugjerojnë se mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve menstruale dhe ndoshta në simptomat e artrozës së gjurit, por provat nuk janë aq të forta sa për ta konsideruar ilaç.

Sheqeri në gjak dhe kolesteroli.

Disa studime të fundit kanë gjetur përmirësime në disa tregues metabolikë, por zakonisht janë përdorur suplementë me doza të përcaktuara, jo thjesht pak xhenxhefil në ushqim.

Prandaj xhenxhefili nuk zëvendëson dietën, aktivitetin fizik apo ilaçet.

Edhe pse është natyral, xhenxhefili mund të shkaktojë te disa persona: djegie stomaku, shqetësime abdominale, diarre, irritim të gojës ose fytit.

Pra, nëse dikush ka stomak të ndjeshëm, gastrit ose urth, xhenxhefili mund t’ia shtojë djegien, sidomos në sasi të mëdha ose në formë suplementi.

Përfundimi: Xhenxhefili është një ushqim i dobishëm dhe interesant, veçanërisht për disa lloje të përzierash, por pretendimet se “detoksifikon”, “shkrin dhjamin” ose parandalon sëmundjet kronike nuk janë të mbështetura në atë nivel që shpesh pretendohet në reklama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.