☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.46 ▼7.94%
ARI 4,076 ▲3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,148 ▲ +2.89% ETH $2,422 ▲ +5.5% XRP $1.3035 ▲ +1.44% SOL $94.7600 ▲ +1.14%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,076 ▲3.43 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,076 ▲3.43 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zjarret në Belgjikë përhapen drejt Gjermanisë

BRUKSEL, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Një zjarr i egër ka shkatërruar rreth 3 000 hektarë tokë në një rezervat natyror në Belgjikën lindore, afër kufirit gjerman, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen ta vënë flakën nën kontroll.

”Një pjesë e frontit të zjarrit prej rreth një kilometri të gjatë po përhapet drejt Gjermanisë”, tha sot një zëdhënëse e qeverisë rajonale.

”Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se zjarri do të kalojë kufirin në Gjermani”, tha ajo.

Helikopterë zjarrfikës nga Holanda me rezervuarë të mëdhenj uji u vendosën të dielën në mëngjes për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së zjarrit.

Zjarri, i cili filloi të premten, konsiderohet zjarri më i madh i vendit i regjistruar ndonjëherë, sipas autoriteteve lokale. Ai kishte shkatërruar rreth 2,700 hektarë tokë deri të shtunën në mbrëmje.

Temperaturat ranë gjatë natës në Belgjikë pas një vale të nxehti në fillim të kësaj jave.

Pritet ndihmë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, pas një kërkese nga Belgjika. Autoritetet lokale thanë se zjarrfikësit nga Gjermania dhe Luksemburgu janë vendosur tashmë në vendngjarje, si dhe dy helikopterë nga Holanda.

Peizazhi i ashpër i rezervatit natyror High Fens po ndërlikon përpjekjet për të shuar flakët, me pak rrugë që ofrojnë akses dhe moçale të gjera torfe që e bëjnë të vështirë shuarjen e zjarreve.

”Zjarri ndryshoi drejtim disa herë gjatë natës për shkak të ndryshimit të erërave”, raportoi transmetuesi RTBF.

Të shtunën, rreth 600 persona u detyruan të evakuoheshin nga dy komuna afër zjarrit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.