🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,771 ▲ +0.22% ETH $2,259 ▲ +0.16% XRP $1.2469 ▼ -0.61% SOL $93.8800 ▼ -2.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

– Shqipëria është renditur si destinacioni më i përballueshëm për turistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një analize të publikuar nga “Forbes”.

Studimi analizoi 114,680 kërkime për oferta të sigurimit të udhëtimit, të kryera gjatë periudhës 1 prill 2025 – 31 mars 2026, dhe vlerësoi destinacionet më të njohura, bazuar në koston mesatare ditore të udhëtimit.

Në renditje, Shqipëria zë vendin e parë, duke lënë pas Filipinet, Indinë, Vietnamin dhe Tajlandën.

Për të siguruar një bazë të besueshme të dhënash, analiza përfshiu vetëm destinacionet që regjistruan të paktën 500 kërkime për sigurim udhëtimi, gjatë periudhës së studimit.

Më pas u analizuan kostoja mesatare e udhëtimit dhe kohëzgjatja mesatare e tij, për të llogaritur shpenzimin mesatar ditor, për çdo destinacion.

Sipas “Forbes Advisor”, Shqipëria ofron një kombinim të favorshëm mes kostos dhe përvojës turistike, duke u shndërruar në zgjedhjen më ekonomike për vizitorët amerikanë.

Me rivierën e saj përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, qytetet historike, Alpet Shqiptare dhe mikpritjen tradicionale, vendi po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin, si një nga destinacionet me raportin më të mirë cilësi-çmim për turistët ndërkombëtarë.

Artikulli i “Forbes Advisor” thekson gjithashtu se, pavarësisht kostos së ulët të pushimeve, turistët nuk duhet të neglizhojnë sigurimin e udhëtimit, pasi shpenzimet mjekësore ose situatat e papritura jashtë vendit, mund të jenë shumë të kushtueshme edhe në destinacionet më ekonomike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.