🌦️
Tiranë 23°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 91.16 ▼0.36%
ARI 4,207 ▲1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $83,017 ▲ +0.83% ETH $2,498 ▼ -1.26% XRP $1.3907 ▼ -0.34% SOL $110.4300 ▼ -1.82%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.16 ▼0.36 % ARI 4,207 ▲1.19 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.16 ▼0.36 % ARI 4,207 ▲1.19 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Europa

Francë, 5 të arrestuar për vjedhjen e veprave me vlerë 9 milionë euro nga Muzeu Renoir

Të paktën pesë persona janë arrestuar në Francë për vjedhjen spektakolare të katër veprave të artit nga Muzeu Renoir në Rivierën Franceze më 8 shtator. Vlera e veprave fillimisht u vlerësua deri në 9 milionë euro, ndërsa dy nga pikturat mungojnë.

Sipas Euronews, arrestimet u kryen pas hetimeve të gjera policore, me autoritetet që vlerësojnë se dy burrat që dyshohet se kanë hyrë me forcë në muze janë midis të arrestuarve . Gazeta franceze Nice-Matin, e cila zbuloi e para arrestimet, raporton se të dyshuarit mund të jenë të lidhur me një rrjet të krimit të organizuar.

Vjedhja ndodhi në orët e para të 8 shtatorit në Muzeun Renoir në qytetin Cagnes-sur-Mer, midis Kanës dhe Nicës. Autorët duket se e kanë përgatitur me kujdes operacionin e tyre, pasi, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Brian Masson, ata ishin “të pajisur mirë” dhe “të informuar mirë”.

Fillimisht ata prenë një gardh për të hyrë në kopshtet e muzeut. Pastaj thyen një dritare në katin përdhes dhe hynë në ndërtesë. Duke përdorur një sharrë elektrike , ata prenë mbështetëset që mbanin pikturat në vend.

Siç shpjegoi kryebashkiaku, në deklaratat e transmetuara nga media lokale Ici Azur, dy autorët e dyshuar u identifikuan falë kamerave të sistemit të mbikëqyrjes me video të bashkisë.

Alarmi aktivizoi policinë, duke i detyruar hajdutët të iknin. Sipas një deklarate me shkrim të siguruar nga The Associated Press, autorët e krimit braktisën dy nga katër veprat në kopshtin e muzeut, ndërsa ikën me pjesën tjetër.

Dy pikturat që mungojnë janë “Portreti i Madame Colonna Romano” , një vepër e vitit 1910, dhe “Gruaja e Re te Pusi” , një vepër e vitit 1886.

Fati i tyre mbetet i panjohur pavarësisht arrestimeve që janë bërë.

Muzeu Renoir është një nga atraksionet më të rëndësishme kulturore në Canet-sur-Mer, në bregdetin mesdhetar të Francës. Ai është vendosur në rezidencën e fundit të piktorit të madh francez impresionist Pierre-Auguste Renoir, ku ai jetoi deri në vdekjen e tij në vitin 1919, në moshën 78 vjeç, nga bllokimi pulmonar. Ndërtesa ka funksionuar si muze që nga viti 1960 , duke strehuar veprat dhe sendet personale të artistit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.