🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.77 ▼0.79%
ARI 4,203 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $83,086 ▲ +0.59% ETH $2,496 ▼ -1.8% XRP $1.3889 ▼ -0.99% SOL $110.3600 ▼ -2.12%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.77 ▼0.79 % ARI 4,203 ▲1.1 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.77 ▼0.79 % ARI 4,203 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Harta e re Territoriale- 46 bashki, 77 qytete me përfaqësim në këshillat bashkiakë

Harta e re territoriale sjell një riorganizim të pushtetit vendor në Shqipëri, duke parashikuar reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Sipas ndarjes së re, 15 bashki humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje. Kështu, Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Në qarkun e Beratit, Dimali dhe Poliçani përfshihen në bashkinë e Beratit, ndërsa në Fier, Patosi i bashkohet Fierit dhe Divjaka Lushnjës.

Riorganizimi shtrihet edhe në jug të vendit, ku Selenica bashkohet me Vlorën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në qarkun e Korçës, Maliqi i bashkohet Korçës, ndërsa në Elbasan, Cërriku dhe Belshi përfshihen në bashkinë e Elbasanit dhe Përrenjasi në atë të Librazhdit. Si pasojë, bashkitë që shkrihen nuk do të kenë më drejtim politik dhe buxhet të pavarur, por do të administrohen nga bashkitë ku përfshihen.

Një tjetër risi e reformës është njohja e qytetit si njësi e re e qeverisjes vendore, ku parashikohen që 77 qytete të marrin këtë status, duke ngritur edhe çështjen e përfaqësimit të tyre në këshillat bashkiakë. Sipas propozimit, këto qytete do të kenë përfaqësim proporcional në organet përfaqësuese vendore, ndërsa mënyra konkrete e zbatimit do të përcaktohet nga kuadri ligjor përkatës.

Përveç ndarjes territoriale dhe përfaqësimit në këshillat bashkiakë, reforma parashikon edhe ndryshime në financimin e pushtetit vendor. Një nga propozimet është që një pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale t’u kalojë bashkive sipas vendbanimit të tatimpaguesve, ndërsa një pjesë e të ardhurave nga renta minerare dhe turizmi të përfitohet nga territoret ku ato krijohen.

Ndryshimet përfshijnë gjithashtu funksionalizimin e plotë të taksës së pasurisë dhe përdorimin e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë kryesisht për investime publike. Synimi është forcimi i autonomisë financiare të bashkive, ulja e kostove administrative dhe rritja e kapaciteteve për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.