☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 98.16 ▼5.72%
ARI 3,927 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,154 ▲ +0.28% ETH $2,297 ▲ +1.35% XRP $1.2617 ▲ +0.8% SOL $94.8900 ▼ -0.02%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 98.16 ▼5.72 % ARI 3,927 ▲0.72 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 98.16 ▼5.72 % ARI 3,927 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Frika nga fitorja e Le Pen, ish-kryeministri propozon zgjedhjen e një kandidati të përbashkët

PARIS, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Partitë e qendrës politike në Francë janë të ndara për zgjedhjen e një kandidati të përbashkët, i cili mund të përballet me kandidaten e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ish-kryeministr Gabriel Attal kërkon organizimin e zgjedhjeve paraprake mes partive për të përzgjedhur një kandidat të vetëm.

Në një intervistë për televizionin TF1, ai tha se krijimi i një aleance të tillë, është i domosdoshëm dhe se votimi për zgjedhjen e kandidatit duhet të zhvillohet sa më shpejt.

Por një tjetër ish-kryeministër, Edouard Philippe, i cili gjithashtu synon presidencën, e ka kundërshtuar këtë ide.

Sipas tij, një kandidat i përbashkët do t’i ngatërronte votuesit, pasi kandidatët e mundshëm të qendrës dhe të qendrës së djathtë kanë programe dhe qëndrime të ndryshme.

Attal argumentoi se, pavarësisht dallimeve, këta kandidatë ndajnë vlera të përbashkëta.

Ai paralajmëroi se një raund i dytë zgjedhor mes Jean-Luc Mélenchon nga e majta dhe Marine Le Pen do të ishte shumë më i keq se çdo mosmarrëveshje mes kandidatëve të qendrës.

Sondazhet e fundit tregojnë se Le Pen kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve, me mbështetje nga 32% deri në 38%, në varësi të institutit që kryen sondazhin dhe kandidatëve që përfshihen në garë.

Në vendin e dytë renditet politikani i njohur i së majtës, Jean-Luc Melenchon, me 15% deri në 20% të mbështetjes.

Ndërkohë, kandidatët e qendrës dhe të qendrës së djathtë kanë humbur mbështetje gjatë periudhës së fundit.

Edouard Philippe vazhdon të jetë më i mbështeturi mes tyre, me deri në 16%.

Në nivele të ngjashme në sondazhe renditet edhe socialdemokrati Raphael Glucksmann.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të zhvillohen në dy raunde, në muajt prill dhe maj të vitit të ardhshëm.

Ideja për paraqitjen e një kandidati të vetëm, që do të përfaqësonte parti nga lëvizja “Renaissance” e presidentit Emmanuel Macron deri te konservatorët, është diskutuar prej kohësh.

Megjithatë, ajo nuk kishte marrë shumë mbështetje deri kur Gabriel Attal, drejtues i partisë “Renaissance”, u shpreh hapur në favor të saj. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.