☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,997 ▲ +0.38% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2505 ▼ -0.27% SOL $94.6500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Macron: Aleatët e koalicionit manovra ushtarake në vendet që kufizohen me Ukrainën

PARIS, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Koalicioni i të Gatshëmve, një grup vendesh perëndimore që mbështesin mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë, planifikon të zhvillojë manovra të përbashkëta ushtarake në vendet që kufizohen me Ukrainën në muajt e ardhshëm, si pjesë e përgatitjeve për një forcë mbështetëse shumëkombëshe të planifikuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot pas bisedimeve në Paris me kancelarin gjerman Friedrich Merz, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin britanik Keir Starmer se manovrat do të demonstronin se koalicioni ishte “i gatshëm, i vendosur dhe i besueshëm – në tokë, në ajër dhe në det”.

Macron tha se koalicioni tani kishte një forcë shumëkombëshe për Ukrainën që ishte gati për dislokim.

Manovrat kanë për qëllim të testojnë planet operacionale për forcën, e cila u njoftua më parë këtë vit si një masë parandaluese dhe një mënyrë për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës në kohë paqeje, duke përfshirë trajnimin dhe sigurimin e hapësirës ajrore dhe zonave detare.

Macron gjithashtu riafirmoi planet për t’i siguruar Ukrainës sisteme shtesë armësh.

“Mbështetja e Ukrainës është një investim në sigurinë tonë”, tha ai, duke paralajmëruar se ata që besonin se lufta do të mbaronte në kufijtë e Ukrainës nëse Kievi braktisej, gaboheshin.

Më shumë se 35 vende i janë bashkuar koalicionit.

Në një deklaratë të Parisit në fillim të këtij viti, anëtarët u zotuan t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie ligjërisht të detyrueshme dhe të mos e lënë atë të përballet vetëm me një sulm të ripërtërirë rus.

Pas bisedimeve të së hënës, anëtarët e koalicionit pritet të marrin pjesë në paradën ushtarake të Ditës Kombëtare të Francës të martën.

Qeveria gjermane tha se edhe kancelari Merz do të merrte pjesë./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.