🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,873 ▲ +0.22% ETH $2,244 ▲ +0.79% XRP $1.1595 ▼ -2.42% SOL $89.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Frika e Championsit/ Juventusi me dyshimin Comolli, Yildiz joshet nga Real Madrid

Në rast dështimi europian, trajneri Spalletti do të ishte i vetmi i paprekshëm. Chiellini konsiderohet si njeriu “i forte” për të ardhmen e afërt.

Një pasdite maji merr “peng” “Allianz Stadium” dhe gjithë ambiciet brenda tij: barazimi me një skuadër të rënë nga kategoria (Verona) vë në diskutim arritjen minimale të Juventusit, Championsin. Aktualisht në vend të 4-t, por me Romën vetëm një pikë prapa.

Frika e mbetjes jashtë kompeticionit të rëndësishëm është e madhe dhe mbyllja e kampionatit jashtë 4 vendeve të para do të kishte efekt të fortë në klubin bardhezi.

I palëvizshëm në rast dështimi është trajneri Luciano Spalletti. Ai ka vendosur të nisë një aventurë të re për t’i dhënë jetë projektit dyvjeçar. Në diskutim është Comolli, edhe pse ka vetëm 12 muaj në detyrë, kurse Giorgio Chiellini shihet si njeriu “i fortë” për të ardhmen.

Barazimi me Veronën ka shkaktuar frikë të madhe se mund të ndodhë e keqja. Me Juventusin jashtë Championsit pasojat do të jenë fatale në merkato. Ndikon në vendimet e afrimeve të mundshme, siç është rasti i Bernardo Silva. Ndikon po ashtu edhe në largimin e mundshëm të disa prej lojtarëve më të mirë të skuadrës bardhezi.

Kenan Yildiz është një nga dëshirat e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Do të ishte një humbje e madhe për Juventusin, por nuk është vetëm turku. Një kolonë tjetër bardhezi që mund të largohet është Bremer. Pastaj është Dusan Vlahovic, fati i të cilit varet shumë nga Championsi. Sulmuesi mund të largohet me parametra zero.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.