☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.43 ▲2.38%
ARI 4,333 ▼1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,992 ▲ +1.62% ETH $2,518 ▲ +1.59% XRP $1.4011 ▲ +4.49% SOL $101.9300 ▲ +2.3%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,333 ▼1.73 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,333 ▼1.73 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Sporti

Froni i Egnatias, “Final 4” mban gjallë ëndrrën e kampionëve

Egnatia është praktikisht jashtë garës për vendin e parë në sezonin e rregullt, pasi diferenca prej tetë pikësh nga kryesuesit e Elbasanit, kur kanë mbetur edhe vetëm nëntë pikë në dispozicion, e bën shumë të vështirë rikthimin në krye për skuadrën rrogozhinase. Kampionët në fuqi duket se janë pranë momentit kur do të duhet të […]

Egnatia është praktikisht jashtë garës për vendin e parë në sezonin e rregullt, pasi diferenca prej tetë pikësh nga kryesuesit e Elbasanit, kur kanë mbetur edhe vetëm nëntë pikë në dispozicion, e bën shumë të vështirë rikthimin në krye për skuadrën rrogozhinase. Kampionët në fuqi duket se janë pranë momentit kur do të duhet të pranojnë humbjen e fronit që e kanë mbajtur me meritë gjatë dy sezoneve të fundit. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Egnatia dominoi kampionatin dhe vendi i parë nuk u vu asnjëherë seriozisht në diskutim, këtë sezon skuadra ka hasur më shumë vështirësi.

Luhatjet në rezultate, presioni i rivalëve dhe mungesa e vazhdimësisë kanë bërë që diferenca me kreun të rritet javë pas jave. Tashmë, edhe matematikisht, Egnatia ndodhet shumë pranë dorëzimit të vendit të parë në renditjen e sezonit të rregullt. Java e ardhshme mund të rezultojë vendimtare për këtë objektiv, pasi çdo hap tjetër fals do ta nxirrte përfundimisht Egnatian nga gara për kreun. Për një skuadër që është mësuar të udhëheqë dhe të diktojë ritmin e kampionatit, ky është një realitet i ri dhe i vështirë për t’u pranuar.

“FINAL 4”-

Megjithatë, sezoni ende nuk është mbyllur për kampionët në fuqi. Shpresa e vetme për të mbrojtur titullin mbetet te formula e kampionatit dhe konkretisht te faza “Final 4”, e cila mund të ndryshojë sërish balancat. Me përgjysmimin e pikëve pas përfundimit të sezonit të rregullt, diferenca aktuale me Elbasanin do të reduktohej ndjeshëm dhe nga tetë pikë do të zbriste në vetëm katër. Ky detaj i formulës i jep Egnatias një mundësi reale për të rikthyer garën për titull. Në një mini-turne si “Final 4”, ku gjithçka vendoset në vetëm tre ndeshje, eksperienca dhe cilësia e skuadrës mund të bëjnë diferencën. Egnatia ka treguar në sezonet e fundit se di të menaxhojë ndeshje me presion të lartë dhe kjo mund të jetë arma e saj më e fortë në fazën finale. Në tri javët e mbetura të kampionatit të rregullt, objektivi për rrogozhinasit është i qartë, të marrin maksimumin e pikëve dhe të shpresojnë për gabime të rivalëve. Çdo pikë e fituar dhe çdo hap fals i kundërshtarëve mund të ndikojë drejtpërdrejt në pozicionimin përfundimtar para “Final 4”.

REAGIMI-

Skuadra duhet të reagojë menjëherë, të tregojë disiplinë dhe efikasitet maksimal në ndeshjet e mbetura. Vetëm kështu mund të hyjë në fazën finale me diferenca sa më të vogla dhe me një shans real për të mbrojtur titullin. Një element që mund të luajë në favor të Egnatias është përvoja e fituar gjatë dy sezoneve të fundit. Kampionët në fuqi janë mësuar me ndeshje vendimtare dhe kanë treguar se dinë të reagojnë në momentet më delikate. Pikërisht kjo eksperiencë mund të jetë vendimtare në momentin kur gjithçka do të vendoset në duele direkte. Pra, edhe pse Egnatia duket se po dorëzon fronin e sezonit të rregullt, beteja për titullin ende nuk ka përfunduar. “Final 4” mbetet mundësia e fundit për kampionët në fuqi, që të provojnë një tjetër përmbysje dhe të mbajnë gjallë ëndrrën për një tjetër kurorë kampione.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.