🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 84.42 ▲2.35%
ARI 4,086 ▲1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,433 ▲ +1.65% ETH $1,924 ▲ +1.07% XRP $1.1494 ▲ +3.19% SOL $77.9500 ▲ +0.08%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.42 ▲2.35 % ARI 4,086 ▲1.74 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.42 ▲2.35 % ARI 4,086 ▲1.74 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Gashi pret presidenten e Indisë: Theksohet rëdnësia e figurës së “Nënë Terezës”

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, priti në vizitë zyrtare Presidenten e Republikës së Indisë, Draupadi Murmu. Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Republikës së Indisë në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të vizitës në Kuvend, presidentja Murmu u prit nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me të cilin zhvilloi takim tet-a-tet. Pas takimit, ajo nënshkroi Librin e Përshtypjeve të Kuvendit, ku shprehu kënaqësinë për mikpritjen dhe vlerësoi lidhjet historike, kulturore dhe miqësore ndërmjet dy popujve, njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit.

Ndër të tjera, presidentja Draupadi Murmu iu drejtua deputetëve dhe qytetarëve në një seancë plenare të Kuvendit. Në fjalimin e saj, ajo theksoi se demokracia është vlera që bashkon Indinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa parlamentet janë mbrojtëse të lirive të qytetarëve dhe pasqyra e ndërgjegjes kombëtare.Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Indisë dhe Maqedonisë së Veriut, ajo u shpreh se: “Ne nuk e konsiderojmë Maqedoninë e Veriut si një vend të largët, por si një shtyllë të rëndësishme në ndërtimin e një të ardhmeje globale të qëndrueshme, multipolare dhe të begatë”.

Ajo foli edhe për lidhjet historike dhe kulturore ndërmjet dy popujve, duke veçuar figurën e Nënë Terezës, “vajzës më të famshme të Shkupit”, e cila e quajti Indinë shtëpinë e saj.

Presidentja Murmu paralajmëroi se gjatë vizitës së saj do të bëjë homazhe për Nënë Terezën, ndërsa theksoi se do t’i dhurojë popullit të Maqedonisë së Veriut një bust të Mahatma Gandhit, duke nënvizuar se idealet e tij janë vlera që i bashkojnë të gjithë.Ajo vuri në pah rëndësinë e diplomacisë parlamentare, forcimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën demokratike.

Duke iu referuar filozofisë së lashtë indiane “E gjithë bota është një familje”, Presidentja Murmu theksoi nevojën për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në një kohë kur bota përballet me sfida dhe ndarje të shumta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.