☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,683 ▼0.33%
DOW 53,072 ▼0.73%
NASDAQ 26,168 ▼0.62%
NAFTA 86.52 ▲2.52%
ARI 4,543 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,748 ▲ +9.7% ETH $2,280 ▲ +17.7% XRP $1.2360 ▲ +21.42% SOL $86.4800 ▲ +10.03%
S&P 500 7,683 ▼0.33 % DOW 53,072 ▼0.73 % NASDAQ 26,168 ▼0.62 % NAFTA 86.52 ▲2.52 % ARI 4,543 ▼0.06 % S&P 500 7,683 ▼0.33 % DOW 53,072 ▼0.73 % NASDAQ 26,168 ▼0.62 % NAFTA 86.52 ▲2.52 % ARI 4,543 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot mori pjesë në Samitin Parlamentar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP e NATO-s), që po mbahet në Stamboll, Turqi, më 28 dhe 29 qershor 2026, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Samiti Parlamentar i AP-së së NATO-s, në të cilin marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve-anëtare të NATO-s, si dhe shefat e delegacioneve parlamentare në AP-në e NATO-s, po mbahet në vigjilje të Samitit të NATO-s, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Ankara, Turqi.

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, mbajti gjithashtu fjalimin e saj, duke vlerësuar se kërcënimet e sigurisë dhe incidentet që janë parandaluar me sukses në periudhën e kaluar janë dëshmi se NATO-ja është e fortë dhe mbron territorin e vet. Prandaj, shtoi ajo, duhet të sigurohemi që mbrojtja e NATO-s të mbetet e fortë. Ajo shprehu pritshmërinë që në Samitin e NATO-s në Ankara, Turqi, të gjithë aleatët do të dalin me plane reale për të përmbushur detyrimin për të investuar pesë për qind të BPV-së në mbrojtje.

Kryetari Gashi theksoi në fjalimin e tij se në botën e sotme, të shënuar nga pasiguria, dezinformatat dhe turbulencat gjeopolitike, roli i parlamenteve është më i rëndësishëm se kurrë. Ai theksoi se Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë një mesazh të fortë politik: NATO-ja është e bashkuar, marrëdhënia transatlantike mbetet e fortë, ndërsa neni 5 mbetet themeli i sigurisë sonë kolektive.”Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo është arsyeja pse NATO-ja duhet të mbetet jo vetëm e fortë, por edhe e shkathët dhe e gatshme të reagojë shpejt, me një vizion strategjik dhe procese zbatimi që do të përgjigjen me ritmin dhe kompleksitetin e kërcënimeve me të cilat përballemi”, theksoi Gashi,.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut është një aleate e NATO-s, e vendosur në një rajon strategjikisht të ndjeshëm dhe për këtë arsye është me rëndësi thelbësore të vazhdohen investimet në Ballkanin Perëndimor përmes zgjerimit të mëtejshëm, thellimit të partneriteteve dhe forcimit të iniciativave të bashkëpunimit në siguri./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.