🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 18 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $64,013 ▲ +1.75% ETH $1,844 ▲ +0.74% XRP $1.0889 ▲ +0.41% SOL $74.9500 ▲ +0.32%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
18 Jul 2026
Breaking
Bota

“Gastroenterology”: Kufizimi i sheqerit për vetëm nëntë ditë ul ndjeshëm yndyrën në mëlçi

Një studim tregon se reduktimi i konsumit të sheqerit për vetëm nëntë ditë mund të ulë ndjeshëm yndyrën në mëlçi dhe të përmirësojë metabolizmin.

– Heqja e sheqerit nga dieta për vetëm nëntë ditë, mund të sjellë përmirësime të shpejta në metabolizmin e mëlçisë.

Këtë e tregon një studim i botuar në revistën shkencore “Gastroenterology”, i cili analizoi efektet e kufizimit të fruktozës tek fëmijët me obezitet dhe konsum të lartë të sheqerit.

Në studim morën pjesë 41 fëmijë dhe adoleshentë të moshës 9–18 vjeç, të cilëve iu siguruan të gjitha vaktet për nëntë ditë.

Studiuesit u kujdesën që dieta të kishte pothuajse të njëjtin numër kalorish, sasi të ngjashme yndyrash, proteinash dhe karbohidratesh, si dieta e zakonshme e pjesëmarrësve.

Ndryshimi kryesor ishte se një pjesë e madhe e sheqerit, veçanërisht fruktoza, u zëvendësua me niseshte, në mënyrë që përmirësimet të mos vinin thjesht nga ulja e kalorive.

Rezultatet ishin domethënëse. Përqindja mesatare e yndyrës në mëlçi ra nga 7,2% në 3,8%, ndërsa u vu re edhe një ulje e yndyrës viscerale – e cila grumbullohet rreth organeve të brendshme dhe lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje metabolike dhe kardiovaskulare.

Studiuesit konstatuan gjithashtu se mëlçia prodhonte shumë më pak yndyrë të re (de novo lipogjenezë), një proces që nxitet nga konsumimi i tepërt i fruktozës.

Po ashtu, u përmirësua mënyra se si organizmi përdor insulinën, duke treguar një rritje të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe një funksion më të mirë metabolik.

Megjithatë, autorët theksojnë se këto rezultate nuk do të thotë se vetëm nëntë ditë pa sheqer e kurojnë sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.

Studimi u krye vetëm tek fëmijët me obezitet dhe konsum të lartë të sheqerit.

Megjithatë, ai tregon se mëlçia mund të reagojë shumë shpejt ndaj uljes së fruktozës në dietë.

Çfarë është fruktoza?

Fruktoza është një sheqer i thjeshtë që gjendet natyrshëm në fruta, por në sasi të mëdha shtohet edhe në shumë produkte të përpunuara, si pijet e gazuara, lëngjet e ëmbla, ëmbëlsirat, drithërat e gatshme, salcat dhe ushqimet e paketuara.

Konsumimi i tepërt i fruktozës, veçanërisht nga sheqernat e shtuara dhe shurupi i misrit me përmbajtje të lartë fruktoze, lidhet me rritjen e yndyrës në mëlçi, rezistencën ndaj insulinës dhe zhvillimin e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur, jo të lidhur me alkoolin (NAFLD).

Ekspertët theksojnë se reduktimi i sheqernave të shtuara, krahas një diete të ekuilibruar dhe aktivitetit fizik të rregullt, mbetet një nga mënyrat më efektive, për të mbrojtur shëndetin e mëlçisë dhe për të përmirësuar metabolizmin.

Studimi u krye nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga Robert H. Lustig dhe Jean-Marc Schwarz.

Ai u realizua në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, në bashkëpunim me Universitetin Touro të Kalifornisë dhe Spitalin e Fëmijëve Benioff, në Oakland.

Studimi përfshiu 41 fëmijë dhe adoleshentë (9–18 vjeç) me obezitet dhe konsum të lartë të sheqerit.

Gjatë nëntë ditëve të studimit, pjesëmarrësit morën dieta të kontrolluara ku fruktoza u reduktua ndjeshëm, ndërsa sasia totale e kalorive mbeti pothuajse e pandryshuar.

Kjo u lejoi studiuesve të vlerësonin efektin specifik të uljes së fruktozës në yndyrën e mëlçisë dhe metabolizmin, pa ndikimin e humbjes në peshë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.