☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 90.53 ▼1.99%
ARI 4,367 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,156 ▲ +1.28% ETH $2,750 ▲ +1.06% XRP $1.5424 ▲ +3.86% SOL $117.5800 ▲ +0.99%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.53 ▼1.99 % ARI 4,367 ▼0.39 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.53 ▼1.99 % ARI 4,367 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Gazetari Qyno ankimon vendimin e GJKKO

Gazetari Elton Qyno ka ankimuar këtë të hënë në Apel, vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e sendeve personale nga ana prokurorëve të SPAK-ut, si pasojë e refuzimit të tij për dhënien e burimeve të inforcioneve për publikimin e lajmeve prej tij.

Qyno është shprehur se në banesë i janë sekuestruar edhe gjera të fëmijëve dhe gjëra që nuk kanë të bëjnë me lajmet.

Ndërsa avokatët e gazetarit u shprehen se ky kontroll në banesë është në shkelje të konventës evropiane.

Dorjan Matlia tha për mediat se për telefonat nuk ka asnjë procesverbal për bllokimin e tyre.

“Është shumë e rëndë dhe mbi të gjitha janë në rrezik burimet e konfidencialitetetit të gazetarit me të gjithë sekretet që ai ka në punën e tij. Në ky vendim do vazhdojë të qëndrojë në fuqi, nëse sekuestrot do ekzekutohen, të dhënat do nxirren, do bëhen pjesë e dosjeve, atëherë burimet nuk do të kenë më besim tek gazetarët të punojnë nesër dhe ky është grushti më i rëndë që i jepet lirisë së shprehjes përmes standardit kaq brutal që vendos Gjykata e Posaçme e shkallës së parë”, u shpreh avokati Dorjan Matlia.

Elton Qyno nga ana e tij, këmbëngul se janë shkelur të gjitha ligjet edhe për shoqërimin e tij të mërkurën e kaluar.

“Më është kërkuar në mënyrë të domosdoshme që të dorëzoja apo të më sekuestroheshin telefonat dhe në këtë moment kam refuzuar që të bëj një veprim të tillë. Edhe pse më është kërkuar në mënyrë ultimatume dhe në mënyrë të përsëritur që të tregoja burimin e informacioneve, sërish nuk kam pranuar që të tregoj personin. Në këto kushte ka vijuar e gjithë procedura më pas, duke nxjerrë vendimet e gjykatës”, është shprehur Qyno.

Padia e parë është dorëzuar në shkallën e parë dhe në të kundërshtohet vendimi i gjyqtares Atalanda Zeqiraj dhe padia e dytë është dorëzuar në Apelin e Posaçëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.