⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,671 ▼1.11%
DOW 52,829 ▼0.05%
NASDAQ 26,154 ▼2.05%
NAFTA 98.35 ▲1.24%
ARI 4,066 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,705 ▼ -3.34% ETH $2,400 ▼ -4.46% XRP $1.3223 ▼ -4.31% SOL $104.7100 ▼ -3.51%
S&P 500 7,671 ▼1.11 % DOW 52,829 ▼0.05 % NASDAQ 26,154 ▼2.05 % NAFTA 98.35 ▲1.24 % ARI 4,066 ▼2.02 % S&P 500 7,671 ▼1.11 % DOW 52,829 ▼0.05 % NASDAQ 26,154 ▼2.05 % NAFTA 98.35 ▲1.24 % ARI 4,066 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gazetari Stafa bën kallëzim në polici: Dy persona më sulmuan në protestë

Protesta e djeshme është shoqëruar me tensione. Raportohet se gazetari Osman Stafa është konfliktuar në protestë me 2 persona të tjerë. Siç njofton policia ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Skënderbej”, ku gazetari Stafa është fyer dhe gërvishtur nga dy persona me iniciale  Z. N. dhe M. P.

Persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen dhe kanë njoftuar policinë e cila shoqëroi një burrë dhe një grua, ndërsa gazetari ka bërë denoncimin në komisariatin nr.3

Më datë 21.06.2026, rreth orës 22:00, pranë sheshit “Skënderbej”, është njoftuar Policia për një konflikt ndërmjet disa shtetasve.

Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilat kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar në Komisariat personat e përfshirë.

Konkretisht, shtetasin O. S., gazetar, i cili ka kallëzuar se është sharë, ofenduar dhe gërvishtur nga shtetasit Z. N. dhe M. P., duke pësuar dëmtime të lehta.

Nga ana tjetër, shtetasit Z. N. dhe M. P. kanë deklaruar se konflikti ka nisur pas një debati verbal me shtetasin O. S., pasi ky i fundit u ka kërkuar llogari lidhur me mospraninë e tyre në tubimin e zhvilluar në qytet.

Në lidhje me këtë rast po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.