⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,930 ▲ +0.52% ETH $2,265 ▲ +0.52% XRP $1.2515 ▼ -0.09% SOL $94.4400 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gërvalla takohet me gjyqtarë e prokurorë, bisedojnë për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla në takimin e zhvilluar me gjyqtarë e prokurorë ka diskutuar çështje që prekin jo vetëm sistemin e drejtësisë, por vetë themelet e një shoqërie demokratike, mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Gërvalla bëri të ditur se këto përpjekje janë pjesë edhe e procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore 2027–2031, e cila synon të avancojë më tej koordinimin ndërinstitucional, forcimin e shtyllës së ndjekjes penale dhe gjyqësore, si dhe zbatimin e plotë të standardeve të Konventës së Stambollit.

“Roli i gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kufizohet vetëm në zbatimin formal të ligjit, por kërkon profesionalizëm, paanshmëri, ndjeshmëri ndaj viktimës dhe një kuptim të plotë të dinamikës së dhunës në familje. Vendimet e marra në kohën e duhur mund të shpëtojnë jetë, të parandalojnë përsëritjen e dhunës dhe t’u rikthejnë viktimave besimin tek drejtësia”, ka shkruar ajo.

Siç tha Gërvalla “Asnjë reformë ligjore nuk mund të arrijë efektin e saj të plotë pa përkushtimin e institucioneve dhe profesionistëve që e zbatojnë ligjin çdo ditë. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional, synojmë një sistem drejtësie që jo vetëm ndëshkon dhunën, por edhe e parandalon atë; një sistem që dëgjon, mbron dhe garanton trajtim dinjitoz për çdo viktimë”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.