⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,466 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.92% XRP $1.2484 ▼ -0.75% SOL $95.5500 ▼ -1.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kanditaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka deklaruar se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Abdixhiku i bëri këto deklarata në një konferencë për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, duke thënë se zhvillimet e fundit mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai tha se kandidatura e Bekim Sejdiut ishte miratuar në mënyrë unanime nga Kryesia e LDK-së, pa asnjë votë kundër.

“Bekim Sejdiu njihet si një Rugovist i jashtëzakonshëm. Në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër, votuan për kandidaturën e Bekim Sejdiut”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, pas vendimit të Kryesisë, LDK-ja kishte bërë thirrje publike për deputetët e saj që ta mbështesnin kandidaturën e Sejdiut.

Megjithatë, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Abdixhiku tha se gjashtë deputetë kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar nga partia.

“Me keqardhje për popullin e Kosovës dhe për procesin në të cilin jemi, gjashtë deputetë të LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta respektojnë vendimin e Kryesisë së LDK-së”, u shpreh ai.

Abdixhiku përmendi me emër deputetët Abdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri si deputetët që, sipas tij, kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun.

Kreu i LDK-së tha se mosmbështetja e kandidaturës e dëmton rëndë procesin për zgjedhjen e presidentit dhe, sipas tij, e bën të pashmangshme shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“E konsideroj që i bëjnë dëm të pariparueshëm gjithë procesit dhe, pashmangshëm, duke e humbur një mundësi të madhe, e dërgojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shprehu keqardhje të madhe për qëndrimin e deputetëve, duke theksuar se, sipas tij, çështja nuk kishte të bënte me betejë personale apo politike ndaj tij, por me interesin institucional të Republikës së Kosovës.

“Ndjej keqardhje të madhe, jo vetëm për faktin që këto fytyra kanë një përvojë të jashtëzakonshme. S’ka qenë betejë për mua, por për Republikën e Kosovës. Kemi pasur një njeri të jashtëzakonshëm të balancës institucionale”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.