Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.15 ▲0.49%
ARI 4,445 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,172 ▲ +1.33% ETH $1,897 ▲ +0.2% XRP $0.9959 ▼ -0.22% SOL $75.9500 ▲ +0.82%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.15 ▲0.49 % ARI 4,445 ▼0.63 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.15 ▲0.49 % ARI 4,445 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Gjatë 24 orëve, dhjetë raste të denoncuara për dhunë në familje

Ministria e Punëve të Brendshme dje informoi se, nga gjithsej 10 raste të denoncuara për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona janë privuar nga liria, ndërsa me një person është zhvilluar bisedë zyrtare.

Më 18.06.2026, në orën 20:30, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.S. (46) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 47-vjeçare.

Më 18.06.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, një grua 29-vjeçare denoncoi se për një periudhë rreth gjashtë muajsh ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor E.H.

Më 18.06.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, një grua 55-vjeçare denoncoi se djali i saj O.G. i kishte bërë kërcënime asaj dhe motrës së tij.

Më 18.06.2026, në orën 19:00, në SPB Shkup, një grua 46-vjeçare denoncoi se rreth orës 09:00, në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj K.S.

Më 18.06.2026, në orën 12:50, në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare denoncoi se për rreth tre muaj ish-partneri i saj A.J. (37) e kishte shqetësuar psikologjikisht duke e telefonuar vazhdimisht në celular, duke lënë mesazhe të shkruara në automjetin e saj dhe në dy raste e kishte parë para shtëpisë së saj, duke tentuar të komunikonte me të.

Më 18.06.2026, në orën 22:30, nëpunës policorë nga Njësiti Policor i Koçanit e privuan nga liria F.R. (40) nga Koçani, pas denoncimit të bashkëshortes së tij 40-vjeçare se rreth orës 21:00, në shtëpinë familjare, ai e kishte sulmuar fizikisht duke përdorur një send të fortë. Sipas denoncimit, ajo për një periudhë më të gjatë ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti.

Më 18.06.2026, në orën 23:30, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria A.B. (56) nga Shtipi, pas denoncimit të bashkëshortes së tij 49-vjeçare se rreth orës 16:30, në shtëpinë familjare, ai e kishte sulmuar fizikisht.

Më 19.06.2026, në orën 02:30, në Dellçevë, nëpunës policorë të Njësitit Policor të Dellçevës e privuan nga liria D.A. (30) nga Dellçeva, pas denoncimit të bashkëshortes së tij 23-vjeçare se në shtëpinë familjare dhe më pas në parkun e Dellçevës, në disa raste e kishte sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe një send të fortë. Sipas denoncimit, ajo për një periudhë të gjatë ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht. Pas kontrolleve, u konstatua se D.A. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.79 promilë alkool në gjak.

Më 18.06.2026, në orën 16:20, në SPB Veles, nëpunës policorë zhvilluan bisedë zyrtare me Z.B. (57) nga Velesi, pas një denoncimi paraprak se në shtëpi ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 54-vjeçare.

Më 19.06.2026, në orën 00:20, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria S.S. (43) nga Velesi, pas denoncimit të nënës së tij 72-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. Më herët, S.S. kishte denoncoi se nëna e tij për një periudhë kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur, ndërsa më 16.06.2026 edhe e kishte sulmuar fizikisht. Janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles.

Më 18.06.2026, në orën 19:25, nëpunës policorë nga Njësiti Policor i Kriva Pallankës e privuan nga liria D.I. (29) nga fsh. Konopnicë, rrethina e Kriva Pallankës, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 27-vjeçare. Ai është dërguar në një institucion shëndetësor në Shkup dhe është mbajtur për trajtim.

Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë ndaj kryerësve do të paraqiten kallëzime përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.