☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.77 ▼4.18%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,962 ▼ -0.07% ETH $2,286 ▲ +0.69% XRP $1.2485 ▼ -0.63% SOL $94.1300 ▼ -1.33%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

GJELOSHAJ: CAMAJ DHE ÇOBI DO TË VOTOJNË PËR SHKARKIMIN E MANDIQIT

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kreu i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se shefi i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Artan Çobi, ka nënshkruar iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, në përputhje me vendimin unanim të Kryesisë së Forumit Shqiptar.

Gjeloshaj tha se me të njëjtin vendim është përcaktuar që të dy deputetët e Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj dhe Artan Çobi, do të votojnë pro shkarkimit të Mandiqit.

“Forumi Shqiptar dhe unë personalisht e kemi respektuar fjalën e deputetit tonë Nikollë Camaj se nuk do të nënshkruajë iniciativat e PDS-së. Megjithatë, kjo nuk e vë në pikëpyetje votën e tij, e cila do të jetë në përputhje me vendimin unanim të Kryesisë”, deklaroi Gjeloshaj.

Ai kërkoi nga mediat që të bëjnë dallim të qartë mes nënshkrimit të iniciativës dhe votimit për shkarkimin e Mandiqit, duke theksuar se bëhet fjalë për dy veprime të ndryshme.

“Ju lutem mediave që të dallojnë qartë deklaratën e kolegut Camaj lidhur me nënshkrimin e iniciativës nga votimi për shkarkimin, pasi bëhet fjalë për dy veprime të ndryshme”, deklaroi Gjeloshaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.