Gjendet i vdekur në shtëpi në Hrom të Gjorçe Petrovit një 62-vjeçar, në trup kishte shenja dhune
Në shtëpinë e tij në lagjen Hrom të Gjorçe Petrovit, në Shkup, policia e gjeti dje të vdekur S.J. (62). Rasti u raportua pas denoncimit të një qytetari, në orën 18:40 në SPB Shkup, siç njofton portali “Sakam da kazham”, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore konstatoi vdekje me shenja dhune, ndaj, siç thekson “Sakam da kazham”, me shumë gjasë bëhet fjalë për vrasje.
“U krye inspektim dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia.
Autori ose autorët e dyshuar janë ende në kërkim, ndërsa nga autopsia pritet të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.