⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Nis prodhimi i mbi 5 mijë dronëve të drejtuar nga IA-ja për Ukrainën

MYNIH, 3 shtator /ATSH-DPA/- Në një fabrikë pranë Mynihut ka nisur prodhimi në seri, i më shumë se 5 mijë dronëve luftarakë me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, të pajisur me sisteme drejtimi, të bazuara në inteligjencën artificiale, dhe të destinuara për Ukrainën.

Kompania gjermano-amerikane e mbrojtjes “Auterion” dhe partneri i saj ukrainas “Airlogix” njoftuan se dronët e parë janë montuar në kuadër të një porosie të qeverisë gjermane, e cila pritet të përfundojë deri në mesin e vitit 2027.

Porosia vlerësohet nga burime të industrisë në rreth 300 milionë euro.

Prodhimi do të zhvillohet në një tjetër lokacion në lindje të Gjermanisë.

Sipas kompanive, bëhet fjalë për dy modele dronësh, një me rreze të mesme dhe një tjetër me rreze deri në 1,500 kilometra.

“Auterion” furnizon softuerin dhe sistemin operativ, ndërsa “Airlogix” siguron pjesën teknike të dronëve.

Sistemet e drejtimit përdorin inteligjencën artificiale për të identifikuar dhe goditur objektivat, edhe në kushtet e ndërhyrjeve elektronike nga kundërshtari.

Dronët, të cilët në mënyrë joformale quhen edhe “dronë kamikazë”, nuk janë projektuar për t’u kthyer pas goditjes së objektivit.

Shefi ekzekutiv i “Auterion”, Lorenz Meier tha se Gjermania tashmë ka krijuar një linjë prodhimi për armë me precizion, të cilat mund të prodhohen në sasi të mëdha dhe me kosto më të ulët.

Prodhimi është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën, pas pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë në vitin 2022. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.