☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.47 ▲0.21%
ARI 4,851 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,035 ▼ -0.43% ETH $2,323 ▼ -1.86% XRP $1.3571 ▼ -0.54% SOL $83.3200 ▼ -2.82%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,851 ▲0.02 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,851 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Gjermani: Radikalizim i skenës ekstremiste të djathtë

Sipas një vlerësimi të ri të situatës nga autoritet gjermane, prej ekstremistëve të djathtë kërcënon “dhunë ekstreme e deri veprime terroriste”.

Mbi të gjitha, çështja e refugjatëve ka shkaktuar në Gjermani në radikalizimin e skenës ekstremiste të djathtë, shkruan gazeta “Welt am Sonntag”, duke cituar nga një raport konfidencial për situatën i Policisë Federale Gjermane (BKA) për vitin 2016 dhe 2017. “Nga perspektiva e ideologjive ekstremiste të djathta kombësia gjermane duhet të lidhet me një “bashkësi kombëtare” të përcaktuar etnikisht për t’iu kundërvënë në këtë mënyrë “vdekjes kombëtare” prej “emigracionit masiv”, kështu i përshkruan raporti i BKA-së ideologjinë e skenës.
Zeitschrift Deutsche Polizei - Thema Reichsbürger (picture-alliance/dpa/J. Lübke)

BKA-ja mendon se anëtarët e organizatave “Reichsbürger” (Qytetarët e Rajhut) dhe “Selbstverwalter” (Vetëadministruesit) kanë kryer deri tani rreth 13,000 vepra penale, përfshirë dhe 750 vepra të dhunshme. Pjesëtarët e “Selbstverwalter” janë zakonisht më të rrezikshme se ata të “Reichsbürger”. Prej tyre pritet një “potencial i lartë për përshkallëzim dhune”. “Ndërsa “Reichsbürger” kanë një koncept autoritar për shtetin dhe i konsiderojnë autoritetet të paktën në parim si të nevojshme,  “Selbstverwalter” e refuzojë tutelën (e huaj) të qeverisë, dhe janë pjesërisht të gatshëm për ta mbrojtur autonominë e tyre me forcën e armëve,” citon gazeta “Welt am Sonntag” nga raporti i BKA-së. Megjithatë sipas BKA-së kufijtë midis dy rrymave të djathta nuk janë të ndara.

Ideologjia e skenës

“Qytetarët e Rajhut” nuk e njohin Republikën Federale të Gjermanisë si shtet. Në vend të kësaj, ata pretendojnë, se Perandoria Gjermane vazhdon të ekzistojë deri sot. Ata shpesh bazohen në përkufizimin e kësaj perandorie kufijtë e vitit 1937. Në këtë kontekst ata nuk i njohin kushtetutën, autoritetet dhe gjykatat si legjitime dhe i nuk pranojnë vendimet zyrtare.

Symbolbild Reichsbürger (picture-alliance/dpa)

“Vetëadministruesit” janë të bindur se ata janë ligjërisht plotësisht autonomë. Sipas mënyrës së tyre të të kuptuarit ata mund të largohen me një proklamatë nga Republika Federale Gjermane dhe ta shpallin territorin e tyre si një territor shtetëror sovran.

Rreth 800 ekstremistë të djathtë

Sipas “Welt am Sonntag” skena e të ashtuquajturve “Reichbürger” dhe “Selbstverwalter” numëron rreth 12.800 vetë, 800 prej të cilëve konsiderohen si ekstremistë të djathtë. Për një kohë të gjatë ata konsideroheshin vetëm si turbullues, por tani ata janë në fokus të organeve të mbrojtjes së Kushtetutës dhe janë nga nëntori i vitit 2016 nën vëzhgim në mbarë vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.