☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,097 ▲ +0.64% ETH $2,269 ▲ +0.73% XRP $1.2503 ▼ -0.41% SOL $94.7000 ▼ -1.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Steinmeier: Xi Jinping kundërshton një samit trepalësh Kinë-SHBA-Rusi për Ukrainën

BERLIN, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Kina nuk ka shfaqur interes për organizimin e një samiti trepalësh me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, deklaroi presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në një intervistë për televizionin gjerman.

Steinmeier bëri të ditur se e kishte ngritur këtë çështje gjatë takimit me presidentin kinez, Xi Jinping, të premten në Pekin.

Sipas tij, megjithëse liderët e tre vendeve pritet të takohen në samitin e ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që do të mbahet në Shenzhen, përgjigjja e Xi-t tregoi se Ukraina nuk do të jetë pjesë e diskutimeve.

“Nga këndvështrimi i tij, nuk ka absolutisht asnjë përgatitje për një samit mbi Ukrainën që do të përfshinte Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën”, u shpreh presidenti gjerman.

Ai shtoi se Xi kishte theksuar shprehimisht se bëhet fjalë për një konflikt evropian, në negociatat për të cilin duhet të marrin pjesë edhe vetë evropianët.

Steinmeier tregoi se kur kishte propozuar mundësinë e organizimit të një samiti.

Deklaratat vijnë në një kohë kur janë shtuar raportimet për mundësinë e një takimi trepalësh në kuadër të konferencës së APEC-ut, në mesin e muajit nëntor.

Ideja për një takim të tillë ishte propozuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të diskutuar çështje që lidhen me çarmatimin bërthamor.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur i hapur ndaj kësaj mundësie, duke deklaruar se në takim mund të diskutoheshin edhe çështje të tjera, përfshirë luftën në Ukrainë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.