Gjermania dhe Norvegjia forcojnë bashkëpunimin në projektet hapësinore evropiane
Gjermania dhe Norvegjia kanë planifikuar të rrisin bashkëpunimin në projektet hapësinore të Evropës.
Kjo u konfirmua nga drejtuesit e dy vendeve gjatë vizitës së kancelarit gjerman, Friedrich Merz në Norvegji.
Ata theksuan se Evropa ka qenë për shumë kohë e varur nga sistemet e lëshimit të raketave dhe nga vendet e tjera në botë.
Sipas tyre, tani është momenti që Evropa të zhvillojë më shumë kapacitetet e veta në hapësirë.
Dy vendet njoftuan krijimin e një grupi strategjik pune me përfaqësues nga qeveria dhe industria.
Ky grup do të propozojë projekte konkrete, me afate kohore dhe mundësi bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store theksoi se eksplorimi i hapësirës po bëhej gjithnjë e më i rëndësishëm dhe se Gjermania dhe Norvegjia plotësonin njëra-tjetrën.
“Gjermania ka industri të fuqishme, ndërsa Norvegjia ofron teknologji, kërkime të zhvilluara dhe një pozicion gjeografik strategjik”, tha ai.
Gjatë vizitës dyditore, kancelari gjerman vizitoi edhe bazën hapësinore në ishullin Andoya, nga ku – që nga viti 1962 – janë lëshuar më shumë se 700 raketa kërkimore dhe balona shkencore.
Në ditët në vijim, atje pritet të testohen edhe raketa të reja për dërgimin e satelitëve të në orbitën e ulët të Tokës.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.