🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.96 ▲0.15%
ARI 4,163 ▼1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,625 ▼ -2.08% ETH $1,693 ▼ -2.9% XRP $1.1271 ▼ -3.18% SOL $68.3500 ▼ -3.72%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.96 ▲0.15 % ARI 4,163 ▼1.95 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.96 ▲0.15 % ARI 4,163 ▼1.95 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Bota

Gjermania, tentativa e re për koalicionin e madh

Unioni dhe socialdemokratët duan të përhapin optimizëm lidhur me raundin e parë të bisedimeve për mundësinë e një koalicioni të ri. Por në ditët e ardhshme do të shihet gatishmëria për kompromis.

Raundi i parë i bisedimeve të dielën (07.01) ka kaluar në një atmosferë të hapur, u shpreh sekretari përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil. Të gjithë e dinë se nuk është më e mundur një “le të vazhdojmë kështu”, tha. Krerët e partive konservatore kristiandemokrate CDU dhe kristiansociale, CSU zhvilluan bisedimet e para të dielën dhe theksuan nevojën e reformave të gjera në Gjermani dhe Europë. “Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi për të ardhmen e Gjermanisë dhe Europës”, tha politikani socialdemokrat në një prononcim pas takimit.

Në prononcimin e dakorduar me partitë e tjera theksohet se ekziston vullneti i fortë, që deri të enjten të ketë një rezultat të bisedimeve testuese. Gjermania gjendet “në një kohë të re. Kjo kohë e re ka nevojë për një politikë të re.” Klingbeil theksoi se “e shohim që politika duhet të ndryshojë.”

Pavarësisht presionit për reforma dhe dallimeve të dukshme, ndërmjetësuesit shprehen optimistë, se mund të arrihet ujdia. Unioni kërkon një koalicion me bazë të gjerë, por SPD-ja e ka lënë të hapur rifreskimin e koalicionit të mëparshëm.

Refugjatët dhe sigurimi qytetar – tema debati

Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel koalicioni ka bërë gabim në vitin 2013 që u përqëndrua shumë më tepër në politikën e brendshme dhe jo tek Europa. Ka ardhur koha që të japim përgjigje për propozimet për reforma të presidentit francez, Emmanuel Macron, tha Gabriel për televizionin gjerman, ARD.

Ndërsa kancelarja Merkel para takimit theksoi, se para një qeverie të re ndodhen detyra të mëdha. Pikat kryesore të debatit janë politika e migracionit dhe sigurimi social qytetar për të gjithë i kërkuar nga socialdemokratët.

Këtë të hënë CDU, CSU dhe SPD vazhdojnë bisedimet për mundësinë e koalicionit në grupet e specializuara dhe ato për Europën. Krerët e CDU, CSU, dhe SPD-së e kanë marrë vetë në dorë temën për Europën. Të hënën ata diskutojnë për të ardhmen e unionit. Nuk dihet, nëse do të publikohen rezultate, sepse ndërmjetësuesit nuk do të japin hollësi për negociatat. Do të ketë vetëm një deklaratë të përditshme për zhvillimet aktuale lidhur me bisedimet për koalicion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.