☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,226 ▲ +1.02% ETH $2,274 ▲ +1.3% XRP $1.2537 ▲ +0.56% SOL $95.7100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve

Përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale ishte në qendër të diskutimeve në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore.

Mazhoranca dhe opozita ndanë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të ndërhyhet në ligj, ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë kërkuan masa që garantojnë një garë të barabartë mes palëve.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri u ndal te nevoja për të ruajtur një ekuilibër mes funksionimit të institucioneve dhe shmangies së avantazheve elektorale.

“Si të arrijmë një balancë të drejtë mes nevojës për të qeverisur, por njëkohësisht edhe të mos krijojmë avantazhe të padrejta. Është një balancë nganjëherë e vështirë, sepse nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve. Keqpërdorimet mund të ndodhin në çdo vend, por njëkohësisht kjo tregon edhe kufijtë e fuqisë së tyre, kur ka erë ndryshimi apo kur partia në pushtet e ka të pamundur të ndikojë në mënyrë përfundimtare në zgjedhje”, tha Gjiknuri.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kërkoi që ndryshimet ligjore të sjellin rregulla më të qarta dhe të shmangin interpretimet e ndryshme gjatë zbatimit.

“Ka nevojë për një filozofi të re rregullatore. Kjo filozofi duhet të mbështetet në tre parime themelore. Së pari, ligji duhet të jetë i qartë. Së dyti, kompetencat mbikëqyrëse duhet të jenë efektive dhe, së treti, përgjegjësia duhet të jetë reale dhe proporcionale”, tha Celibashi.

Nga radhët e demokratëve u kërkua që forcimi i kuadrit ligjor të shoqërohet me ndëshkime konkrete për shkeljet. Sipas opozitës, vetëm ndryshimi i rregullave nuk mjafton nëse mekanizmat e zbatimit mbeten të dobët.

Përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe OSBE-së kërkuan që reforma të adresojë boshllëqet ekzistuese, me synim garantimin e kushteve të barabarta për të gjitha palët në proceset zgjedhore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.