☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,941 ▲ +0.65% ETH $2,269 ▲ +1.02% XRP $1.2532 ▲ +0.4% SOL $95.3800 ▼ -0.41%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra në Kuvendin e Kosovës kundër liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjini ka vlerësuar se thirrjet që i cilësoi si “vëllavrasëse” nuk janë të rastësishme, por rezultat i një narrativi politik që, sipas tij, është ndërtuar dhe ushqyer për më shumë se një dekadë.

“Thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme; ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese”, ka shkruar Gjini.

Ai e ka cilësuar si “monstruoze” deklaratën e bërë kundër Ramush Haradinajt, duke pretenduar se ajo është manifestim i një narrative që, sipas tij, është ndërtuar ndër vite.

“Deklarata e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës arkitektët e saj sot heshtën në sallë”, ka deklaruar Gjini.

Kryetari i AAK-së ka kritikuar edhe atë që e ka cilësuar si instrumentalizim politik, duke kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë së Shtetit.

“Ky instrumentalizim i rrezikshëm nuk përfaqëson mërgatën tonë patriotike, por rezultatin e një inxhinierie të mbrapshtë politike, ku prokuroria e shtetit duhet të ndërhyjë urgjentisht”, ka thënë ai.

Gjini ka mbrojtur Haradinajn, duke theksuar se ai, sipas tij, gëzon mbështetje nga historia dhe populli.

“Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia, populli dhe ai vetveten, duke qenë më i zoti se cilido prej jush”, ka shkruar Gjini.

Në fund, ai ka paralajmëruar se personat që, sipas tij, nxisin deklarata të tilla do të mbeten të izoluar politikisht dhe në harresë.

“Njerëzit e këtillë dhe nxitësit e tyre do të përfundojnë shumë shpejt në plehun e harresës”, ka përfunduar Gjini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.