🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.41 ▼0.51%
ARI 4,146 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,279 ▲ +0.17% ETH $2,133 ▼ -0.51% XRP $1.1027 ▼ -1.68% SOL $86.6300 ▼ -0.94%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.41 ▼0.51 % ARI 4,146 ▲0.76 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.41 ▼0.51 % ARI 4,146 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës

GJKKO ka shpallur të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv Roven Zekën, ish-shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, pasi nuk u provua se ka kryer veprën

GJKKO ka shpallur të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv Roven Zekën, ish-shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, pasi nuk u provua se ka kryer veprën penale.

Me këtë vendim, gjykata ka vendosur edhe heqjen e masës së “arrestit të shtëpisë” ndaj tij.

Ish-shefi i hetimit të aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku, është dënuar me 3 vite burg ndërsa me gjykim të shkurtuar, dënimi i është ulur në 2 vite dhe i është pezulluar, duke u vendosur në shërbim prove.

Ndërkohë, oficeri Edison Tabaku është dënuar me 3 vite burg, por në gjykim të shkurtuar dënimi i është ulur në 2 vite dhe është vendosur gjithashtu në shërbim prove.

Edhe për të pandehurin Bledi Belba, i dyshuar dhe i akuzuar si i përfshirë në skemën e korrupsionit, dënimi me 1 vit e 6 muaj burg është pezulluar dhe është konvertuar në shërbim prove.

Ergest Vrioni është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa në gjykim të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit. Dënimi është konvertuar në shërbim prove për 2 vite.Roven Zeka, ish-shefi i Policisë Rrugore në Tiranë, i emëruar në këtë detyrë rreth dhjetorit 2024, u arrestua më 19 prill 2025 me urdhër të SPAK.

Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, Zeka dyshohej se së bashku me dy zyrtarët e tjerë të policisë Novaku dhe Tabaku të kishin marrë ryshfet nga një grua e përfshirë në një aksident, me qëllim që çështja të mos referohej në prokurori ose të manipuloheshin provat dhe hetimi i aksidentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.