☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.17 ▼0.34%
ARI 4,179 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,219 ▲ +0.64% ETH $2,442 ▲ +0.79% XRP $1.3351 ▲ +0.23% SOL $105.4300 ▲ +1.11%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.17 ▼0.34 % ARI 4,179 ▲0.21 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.17 ▼0.34 % ARI 4,179 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
16 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Gjuhet me gurë ambasada e Shqipërisë

Ambasada e Shqipërisë është sulmuar me gurë, pak orë më parë, njoftojnë mediat e Malit të Zi. Sipas gazetës “Pobjeda” rreth orës 10:45 tre persona kanë gjuajtur me gurë ambasadën duke shkaktuar dëme materiale. Policia ka reaguar shpejt  dhe ka arrestuar tre sulmuesit e dyshimtë, ndër ta edhe  ish policin M.M. nga Podgorica.

Ata dyshohet se kanë gjuajtur me gurë ndërtesën në të cilën është e vendosur ambasada e Shqipërisë.

Sipas disa dëshmitarëve të ngjarjes, tre meshkuj për të cilët thuhet se dukeshin të dehur, së pari kanë gjuajtur gurë duke thyer xhamat e restorantit „Sempre“ i cili gjendet në përdhetë të ndërtesës ku është e vendosur ambasada.

Kur dëmtuan vazot para restorantit dhe thyen gati të gjitha xhamat e restorantit , njëri nga të rinjtë kishte vërejtur se në katin e parë ndodhet ambasada e Shqipërisë dhe pastaj, u kthyen edhe një herë duke gjuajtur një rrebesh gurësh mbi ambasadë të Shqipërisë, shkruan Pobjeda.

Ndeshja Serbi- Shqipëri dhe reagimet euforike të shqiptarëve me flamuj e brohoritje, mbrëmjen e ndeshjes,  në viset shqiptare në Mal të Zi ka ngjallur reagime të ashpra të opozitës malazeze që ka kërkuar madje mbledhje të veçantë të Kuvendit të Malit të Zi lidhur me “provokimin” me hartën e Shqipërisë së madhe që përfshin edhe një pjesë të Malit të Zi.

ambasada

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.