⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,009 ▼ -0.21% ETH $2,244 ▲ +0.01% XRP $1.1681 ▼ -2.54% SOL $89.9400 ▼ -0.64%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e ka vendin në burg për sa kohë nuk përbën rrezikshmëri

Avokati Gentian Rumano komentoi në studion e QUO VADIS në Vizion Plus vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie.

Sipas tij, nëse gjykata do të pranonte zbutjen e masës së sigurisë, kjo do të krijonte një precedent të rëndësishëm që mund të përdorej në raste të tjera të ngjashme nga avokatët.

Rumano u shpreh se në këtë fazë të procesit, kur çështja ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, duhet të vlerësohet vetëm rrezikshmëria e personit dhe jo elementë të tjerë të hetimit.

Ai theksoi se, sipas tij, nëse rrezikshmëria shoqërore është e ulët, nuk ka arsye për mbajtjen në paraburgim të individit.

Rumano: Unë do doja që sot Gjykata e Lartë të zëvendësonte masën e sigurisë “arrest me burg”, ose të bënte një përpjekje për zbutjen e masës. Do doja që këtë benefit, pra me ndryshimin e masës së sigurisë së Veliajt, të gjithë ne avokatët do kishim një precedent për ta përdorur për të gjitha rastet e tjera, duke i kërkuar gjykatës si paralelizëm rastin e Veliajt. Gjykata s’na e dha këtë mundësi.

Gjykata e Lartë apo dhe gjykatat më të ulëta në kërkesën e zëvendësimit të masës së sigurisë kur çështja ka kaluar për gjykim duhej të bëjë një krahasim kur është dhënë masa. Në përfundim të hetimit, provat janë marrë, ke formuar akuzën dhe e ke çuar çështjen për gjykim. Pra s’ka më prova për të marrë prokuroria për Veliajn. Dhe kështu vlerësohet vetëm rrezikshmëria e personit. Duke qenë se nevojat janë zbutur, ku nuk ka rrezikshmëri shoqërore, atëherë çfarë do t’i bëjë interesit publik zotëria kur të dalë jashtë? Duke qenë se ti mban në paraburgim një person të tillë, në momentin që ai shpallet i pafajshëm, shteti duhet t’i paguajë dëmshpërblimin për kohën që i ka shkaktuar në paraburgim. Nuk e kanë vendin në burg për sa kohë nuk janë persona me rrezikshmëri të lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.