☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.23 ▼1.51%
ARI 4,039 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,038 ▼ -1.09% ETH $2,314 ▼ -1.68% XRP $1.2951 ▼ -2.4% SOL $100.0800 ▼ -1.97%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.23 ▼1.51 % ARI 4,039 ▼0.31 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.23 ▼1.51 % ARI 4,039 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gjykata rrëzon kërkesën e Mark Frrokut

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Mark Frrokut për riekspertim të pasurisë së tij. Ish-deputeti Frroku pretendonte se ekspertja kontabël nuk kishte liçencë.

Prokuroria e Përgjithshme vërtetoi se ai ka një pasuri të pajustifikuar prej 2 milionë dollarësh. Për këtë detyrë u caktua ekspertja Greta Danku, e cila nga ana e saj hartoi raportin e kërkuar. Por në seancën e disa ditëve më parë në gjykatën e Tiranës, ekspertja deklaroi se nuk zotëronte licence për ushtrimin e profesionit, çka shkaktoi debat të fortë mes palëve.

Danku i tha gjykatës se zotëron një diplomë në Financë Kontabilitet dhe se veprimtarinë e saj e ka të bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, pasi në kohën që u punësua në Prokurorinë e Përgjithshme, pajisja me licencën e Ekspertit Kontabël nuk ishte kriter.

Më tej, shtoi se përllogaritjet e saj janë bazuar në dokumentet që asaj i janë vënë në dispozicionin nga prokuroria dhe mbi bazën e tyre ka dalë në konkluzionin se Frroku zotëron një pasuri prej 2 milionë dollarësh, të cilët se justifikon dot me të ardhura dhe burime të ligjshme.

Por avokatët thanë se ekspertiza është e njëanshme dhe e paplotë, dhe kërkuan njëherazi caktimin e një eksperti të pavarur për të vlerësuar pasurinë e ish-kristiandemokratit Frroku.

I pandehuri këmbënguli që raporti i Dankut të mos merrej si bazë dhe si provë në proces, pasi ajo ka vepruar pa patur tagër ligjor, për shkak se nuk zotëron licencën e ekspertes kontabël. Mark Frroku po gjykohet për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë, pas konflikteve të grupeve kriminale në fushën e shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Prokuroria gjithashtu e akuzon për fshehje të pasurisë, pastrim parash e ndërtim të paligjshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.