☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 87.77 ▼1.86%
ARI 4,179 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,122 ▲ +0.02% ETH $2,715 ▼ -0.15% XRP $1.5060 ▼ -0.89% SOL $120.0000 ▼ -0.72%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.77 ▼1.86 % ARI 4,179 ▲0.54 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.77 ▼1.86 % ARI 4,179 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi i Veliajt shtyhet për më 13 tetor, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë

Gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shtyrë për më 13 tetor.

Veliajt i janë pezulluar sërish afatet e paraburgimit, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Sakaq, avokatët e Veliajt janë gjobitur me 50 mijë lekë të rinj, pasi kanë vijuar me bojkotin, duke dalë kundër rregullores së GJKKO-së.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua me urdhër të SPAK.

Prokuroria e Posaçme e akuzon për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në disa raste dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe persona të tjerë, mes tyre bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe biznesmenë.

SPAK e përfundoi hetimin dhe e dërgoi çështjen për gjykim në shtator 2025, ndërsa Veliaj dhe mbrojtja e tij kanë mohuar akuzat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.