☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 87.45 ▼2.21%
ARI 4,188 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,160 ▲ +0.1% ETH $2,714 ▼ -0.03% XRP $1.5081 ▼ -0.7% SOL $120.2800 ▼ -0.27%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.45 ▼2.21 % ARI 4,188 ▲0.74 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.45 ▼2.21 % ARI 4,188 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – Von der Leyen paralajmëron për shkurtime të mëdha në buxhetin afatgjatë të BE-së

STRASBURG, 6 tetor /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar për shkurtime të mëdha në buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian, ndërsa pritet një propozim i ri për të gjetur një kompromis mes vendeve anëtare.

“Jam e vetëdijshme se nuk është e lehtë të gjendet një ekuilibër mes të gjitha kufizimeve. Jam gjithashtu e vetëdijshme për situatën e vështirë buxhetore në vendet anëtare”, tha sot Von der Leyen në Parlamentin Evropian, në Strasburg.

“Por dua të paralajmëroj për rrezikun e shkurtimeve të mëdha. Ato mund të rrezikojnë të prekin rëndë prioritetet kryesore, për të cilat kemi rënë dakord së bashku”, tha ajo.

Aktualisht, vendet e BE-së po negociojnë buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian për periudhën 2028–2034.

Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet për shtatë vjet me vlerë rreth 1,76 trilionë euro. Paratë për këtë buxhet vijnë kryesisht nga kontributet që vendet anëtare paguajnë në bazë të madhësisë së ekonomisë së tyre.

Vende që tradicionalisht janë më të kujdesshme me shpenzimet, si Gjermania, kanë kundërshtuar fuqishëm madhësinë e propozuar të buxhetit të ardhshëm të BE-së.

Ndërkohë, vende të tjera mbështesin vazhdimin e financimit në nivele të larta të ndihmave dhe fondeve të BE-së, përfshirë fondet për rajonet që janë ekonomikisht më të dobëta.

Irlanda, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së, pritet të paraqesë në ditët në vijim një propozim të ri kompromisi, me synimin për të afruar qëndrimet e vendeve anëtare.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, synon që vendet e BE-së të arrijnë një marrëveshje për buxhetin e ri deri në fund të këtij viti. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.