☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,941 ▲ +0.65% ETH $2,269 ▲ +1.02% XRP $1.2532 ▲ +0.4% SOL $95.3800 ▼ -0.41%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

GLPS: Vendimmarrja e Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shpreh shqetësim lidhur me vendimet e Qeverisë në detyrë që janë marrë në mbledhjen e mbajtur më 12 gusht 2026.

GLPS në një komunikatë për media thekson se duke qenë se shumica e anëtarëve të Qeverisë në detyrë janë betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës vendimmarrja e djeshme është e kundërligjshme dhe i tejkalon kufizimet kushtetuese dhe ligjore.

“Në rrethanat aktuale, vazhdimi i ushtrimit të kompetencave ekzekutive është i papranueshëm dhe ngre çështje serioze të ligjshmërisë së vendimmarrjes së Qeverisë në detyrë.

Duke u bazuar në Nenin 72 të Kushtetutës, Nenin 26 të Ligjit për Qeverinë dhe Aktgjykimin e Gjykatës Supreme P.A.nr.09/2025, në secilën prej tyre ndalohet ushtrimi i njëkohshëm i funksionit të deputetit dhe anëtarit të qeverisë. Këto kufizime nuk mund të anashkalohen përmes interpretimit politik, por janë garanci të drejtpërdrejta të parimit të ndarjes së pushteteve dhe të funksionimit të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve”, thuhet në njoftim.

GLPS thekson se më 6 gusht 2026, i është drejtuar Zyrës së Kryeministrit me kërkesë për dokumentacionin që dëshmon nëse anëtarët e Qeverisë në detyrë, të zgjedhur deputetë, kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ministrore.

“Sot shënohet dita e shtatë dhe e fundit e afatit ligjor për përgjigje dhe GLPS pret që ZKM-ja të përmbushë detyrimin ligjor dhe të sigurojë transparencë mbi këtë çështje.

Për më tepër, GLPS thekson se dorëheqja nga një funksion publik nuk mund të jetë një akt formal në letër, i cili nuk pasohet nga ndërprerja faktike e ushtrimit të atij funksioni. Nëse një person ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të qeverisë për të respektuar kufizimin kushtetues dhe ligjor, kjo dorëheqje duhet të prodhojë efekt real. Nuk mund të pretendohet se një funksion është ndërprerë, ndërkohë që personi vazhdon të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë që burojnë nga ai funksion”, thuhet më tej.

GLPS konsideron se vendimmarrja e 12 gushtit e Qeverisë në detyrë është e kundërligjshme dhe nuk mund të normalizohet.

“GLPS u bën thirrje anëtarëve të Qeverisë që të jenë plotësisht transparentë dhe llogaridhënës ndaj publikut lidhur me dorëheqjet e tyre dhe statusin juridik që rrjedh prej tyre. Qeveria në detyrë duhet të përmbahet nga çdo veprim që tejkalon kompetencat e përcaktuara për një Qeveri në detyrë dhe të respektojnë në mënyrë strikte kufizimet që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.