⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.31 ▲2.26%
ARI 3,988 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,728 ▼ -3.06% ETH $2,246 ▼ -3.37% XRP $1.2557 ▼ -2.76% SOL $97.0600 ▼ -3.42%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Gogu komenton raportin e KE: Shqipëria pastroi sistemin me Reformën në Drejtësi

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka komentuar gjetjet e raportit të fundit të Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit, duke vënë në dukje se ky dokument dëshmon ecurinë e Shqipërisë në konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Ai nënvizoi se raporti pasqyron punën e bërë, me fokus të veçantë te përmbyllja e procesit të Vetingut dhe ulja e dosjeve të prapambetura. Ministri theksoi se pas 9 vitesh është bërë një pastrim tërësor dhe i gjithanshëm në drejtësi, që s’është parë në asnjë vend të rajonit.

“Pak ditë më parë u miratua raporti i sundimit të ligjit për Shqipërinë… Është një dokument i hartuar me mendjen dhe sytë e ftohtë të një burokrati europian dhe thotë që Shqipëria po konsolidon Reformën në Drejtësi. Njeh shumë mirë raporti përfundimin e procesit të Vetingut. Pas 9 vjetësh një pastrim tërësor, i gjithanshëm, që s’e ka parë asnjë vend i rajonit… Raporti e vlerëson si etapë historike, konsolidim të pavarësisë dhe integritet të sistemit gjyqësor.”

Përveç arritjeve në dixhitalizim dhe uljen e prapambetjes së dosjeve në Gjykatën e Lartë, ministri tërheq vëmendjen te sfidat që mbeten për t’u adresuar për të rritur më tej besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Progresi s’është arsye për t’u vetkënaqur sepse raporti ka edhe gjetje që janë sfiduese për sistemin e drejtësisë, siç janë vonesat në vlerësime, duhet të përshpejtohen procedurat e vlerësimeve, vakancat duhet të mbushen një orë e më parë, lufta kundër korrupsionit të fuqizohet, dhe besimi i qytetarëve të rritet më shumë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.