Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.77 ▲1.08%
ARI 4,512 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,472 ▼ -6.33% ETH $1,844 ▼ -7.93% XRP $1.2101 ▼ -6.02% SOL $73.5500 ▼ -9.07%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.77 ▲1.08 % ARI 4,512 ▼0.17 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.77 ▲1.08 % ARI 4,512 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Arte

Gonxhja dhe Buttafuoco takim në Venecia për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë

Në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia u zhvillua një takim, që solli në fokus forcimin e bashkëpunimit kulturor mes vendit tonë dhe Italisë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim strategjik me Presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, në kuadër të Bienales së Venecias, ku u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë dhe forcimin e marrëdhënieve institucionale me Bienalen e Artit dhe Bienalen e Arkitekturës.

Sipas njoftimit zyrtar, në fokus të takimit ishte ndërtimi i një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e artit bashkëkohor, arkitekturës, arkivave, dokumentimit dhe edukimit artistik, duke krijuar hapësira të reja bashkëpunimi për artistë, kuratorë, studiues dhe të rinj shqiptarë. “Palët diskutuan mbi zhvillimin e projekteve të përbashkëta për ekspozita, programe shkëmbimi dhe aktivizimin e arkivave artistike si instrumente të rëndësishme të kujtesës kulturore dhe dialogut bashkëkohor, me një vëmendje të veçantë ndaj historisë së pavioneve të Bienales ndër vite. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe hapjes së ardhshme të Galerisë Kombëtare të Arteve, e konsideruar si një institucion kyç për zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe për realizimin e ekspozitave të përbashkëta me institucione prestigjioze europiane”, thuhet në njoftimin e MTKS-së. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi perspektivën e një pranie më të qëndrueshme të Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë në Bienalen e Venecias, si dhe mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e Arkitekturës dhe Bienalen e Artit në vitet në vijim, duke e konsideruar këtë platformë si një instrument të rëndësishëm të promovimit ndërkombëtar të kulturës dhe identitetit krijues shqiptar.

Nga MTKS thuhet se ky dialog do të vijojë së shpejti edhe në Tiranë, me vizita të dedikuara dhe projekte konkrete bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe Bienales së Venecias, duke riafirmuar rolin e kulturës si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë. Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Venecia është një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë. Në hapësirat e Arsenales në Venecia, Shqipëria këtë vit prezantohet me veprën “A Place in the Sun” të artistit Genti Korini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.