☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,487 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 87.24 ▲0.82%
ARI 3,959 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,530 ▼ -0.35% ETH $2,048 ▼ -0.54% XRP $1.0422 ▼ -1.31% SOL $82.8500 ▼ -0.18%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,487 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.24 ▲0.82 % ARI 3,959 ▼1.05 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,487 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.24 ▲0.82 % ARI 3,959 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Sporti

Dita e ndeshjes/ Maran zgjedh garancinë përballë Finlandës, shpresat te dyshja Muçi-Pilo

Luhet sot në “Air Albania”, në orën 20:45, sfida e parafundit e Nations League. Kuqezinjtë synojnë të mbyllin llogaritë me njërin nga rivalët direkt për kreun e grupit.

Shqipëria pret sot Finlandën në një ndeshje të vlefshme për Grupin 1 të Ligës C të Nations League. Një ndeshje përcaktuese për vendin e parë, që aktualisht mbahet nga kuqezinjtë me 9 pikë, pas 3 fitoresh dhe 1 humbjeje pikërisht nga finlandezëve. Skuadra jonë mund të konsolidojë kreun dhe të mbyllë llogaritë me këtë rival, në rast fitoreje, para se të ndeshet me Bjellorusinë (2 pikë prapa) pas 3 ditësh në fushë asnjanëse. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot dhe kjo do të jetë një shtysë e fortë që Kombëtarja të shkojë drejt fitores.

Trajneri Maran pritet të hedhë në fushë sot në mbrëmje një formacion që i jep më shumë garanci për fitoren. Asnjë ndryshim, asnjë eksperiment nga ana e italianit, duke nisur nga porta e deri te sulmi.

Etrit Berisha, protagonisti i ndeshjes së parë në Finlandë (karton i kuq), ku kuqezinjtë humbën 2-1, rikthehet titullar. Përpara tij do të jenë Gjimshiti dhe Ismajli në qendër, kurse në krahë Mitaj dhe Hysaj. Këta dy të fundit do të ndryshojnë pozicionimin sipas fazave të lojës: do të avancojnë përpara kur skuadra jonë sulmon dhe do të jenë më të tërhequr kur sulmon kundërshtari.

Në mesfushë do të jetë treshja e përbërë nga Ramadani, Asllani dhe Laçi. Muçi dhe Pilo, dy nga lojtarët më në formë të Kombëtares shqiptare, do të mbështesin Manajn në sulm. Si Muçi, ashtu edhe Pilo, vijnë nga një moment i shkëlqyer me klubet e tyre, ku kanë shënuar gola të rëndësishëm. Pritet që këtë formë të mira ata ta reflektojnë edhe sot në “Air Albania”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.