☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,059 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,486 ▲ +1.83% ETH $2,367 ▲ +2.09% XRP $1.3282 ▲ +1.79% SOL $102.8600 ▲ +2.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Pazari i Vjetër, një prej hapësirave historike të Shkodrës, pritet të rindërtohet së shpejti përmes teknologjisë së realitetit virtual (VR), duke u kthyer kështu në një tjetër atraksion turistik për qytetin.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit XIX, bazuar në fotografitë dhe materialet historike të arkivit të Muzeut Marubi.

“Së shpejti, Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes Virtual Reality! ‘Old Bazaar of Shkodra’ është një eksperiencë VR që rindërton Pazarin e shekullit XIX, bazuar në fotografitë dhe materialet historike të arkivit të Muzeut Marubi”, u shpreh Gonxhja.

Gonxhja informoi se përmes modelimit 3D, arkitekturës, personazheve, tingujve dhe atmosferës së kohës, publiku do të ketë mundësinë jo vetëm ta shohë historinë, por të hyjë brenda saj.

“Një Pazar i humbur, që së shpejti do t’i rikthehet Shkodrës në një mënyrë krejt të re”, u shpreh Gonxhja ndërsa ndau pamje në VR.

Projekti bëhet i mundur falë bashkëpunimit ndërmjet KubFranceTirana (Instituti Francez i Shqipërisë) / Ambasadës së Francës në Shqipëri, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe Consulting and Development Partners (CODE Partners).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.