Renditja e Superiores pas javës së 11-të: Egnatia arratiset në krye, Partizani mbetet i fundit
Java e 11-të e Kategorisë Superiore ka ndryshuar renditjen si në krye, ashtu edhe në zonën e mbijetesës, raporton Top Channel.
Egnatia kryeson me 27 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi më i afërt, Teuta, e cila mbetet e dyta me 20 pikë pavarësisht humbjes ndaj Tiranës.
Dinamo është e treta me 17 pikë pas humbjes 0-2 në shtëpi nga Skënderbeu, ndërsa Tirana ngjitet e katërta me 15 pikë pas fitores 1-0 ndaj Teutës. Skënderbeu ka 14 pikë, baraz me AF Elbasanin, i cili zbret i gjashti pas humbjes në Shkodër.
Vllaznia ka 12 pikë, baraz me Vorën, e cila u dorëzua ndaj Egnatias, ndërsa Partizani fitoi 1-0 ndaj Laçit, por mbetet i fundit me 10 pikë, kurse Laçi ka 11 pikë.
Diferenca mes vendit të pestë dhe vendit të fundit është vetëm katër pikë, çka e mban të hapur garën për mbijetesë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.