Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,533 ▲ +0.79% ETH $2,315 ▲ +1.39% XRP $1.4157 ▲ +1.79% SOL $92.9200 ▲ +4.29%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Arte

Gramoz Burba: “Brez pas brezi” nga Ansambli Popullor, koncert për vlerësimin e artistëve dhe vazhdimësinë e traditës

Artistët ndër vite të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë do të rikthehen në skenë në koncertin “Brez pas brezi”. Artistë që kanë lënë gjurmë ndër vite rikthehen për të ndarë skenën me brezat e rinj, në një dialog të gjallë mes traditës dhe vazhdimësisë. Këngëtari Gramoz Burba drejtues i grupit vokal “Zadeja” dhe ish pjesëtar i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, që është pjesë e koncertit “Brez pas brezi” që zhvillohet mbrëmjen e datës 15 maj në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, thotë se është një mbrëmje, që ka në fokus edhe kontributin e artistëve ndër vite. “Koncerti “Brez pas brezi” vjen për të krijuar edhe një kontakt me brezin e ri, për të përcjellë një lloj eksperience dhe një lloj vlerësimi për këta artistë, që kanë dhënë kontribute me vite të tëra në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Është quajtur dhe si “Koncerti i vazhdimësisë”. Në këtë koncert do të ndahen nga teatri dhe dekorata “Mirënjohje” për artistët e vjetër. Ne do të interpretojmë, do të ketë pjesëmarrje me grupin vokal, artistët që kanë mundësi të kërcejnë ndonjë fragment, etj. Gjithashtu në këtë koncert janë edhe artistët aktualisht në Ansamblin Kombëtar”, shprehet Gramoz Burba. Pas një aktiviteti artistik për disa vite në Opera, në vitin 1988 artisti Gramoz Burba iu bashkua trupës artistike të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Janë me dhjetëra turnetë që Burba ka bërë bashkë me vokalistë të ansamblit brenda e jashtë vendit, para e pas viteve ’90-të, ku është kujdesur që të promovojë edhe polifoninë tonë. Në këtë koncert që vjen me titull “Brez pas brezi”, Gramoz Burba shprehet se grupi vokal do të këndojë një kolazh këngësh të ndryshme, me pjesëmarrjen e të gjithë artistëve aty. “Unë jam gjithashtu me grupin polifonik dhe kam një këngë që do ta kombinoj me grupin e të rinjve”, shprehet Burba, që ka një jetë me polifoninë në aktivitetin e tij.

Jeta artistike e Ansamblit Popullor

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, që përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori ka një jetë të pasur artistike. Gramoz Burba shprehet se ansambli përgjatë aktivitetit të tij ka ruajtur dhe promovuar muzikën autentike shqiptare. “Ansambli u krijua si ide për pastrimin dhe kultivimin e muzikës popullore. Kryesisht në gjininë e këngës, ishte për një lloj filtrimi që i bëhet muzikës për ta bërë sa më autentike shqiptare. Për këtë kanë punuar Çesk Zadeja, Tish Daija, Milto Vako, Xhemal Laçi, Panajot Kanaçi, Gëzim Kaceli, dhe të tjerë. Ansambli ka qenë një shkollë sa i përket lëvizjes amatore dikur nëpër rrethe, të cilat i referoheshin pikërisht këtyre zhvillimeve të Ansamblit, pra përpunimit të valleve, këngëve apo edhe instrumenteve, derisa u arrit në fund të krijohej një unifikim i të gjitha ansambleve, si Ansambli Kombëtar”, thotë Gramoz Burba, një nga zërat e mirënjohur të polifonisë. Artistë të ekselencës së Ansamblit ndër vite, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë rikthehen për të interpretuar dhe ndarë historitë, kujtimet në rrugëtimin e tyre artistik, një koncert këto mbrëmje që shënon edhe një nga momentet e veçanta të sezonit artistik. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror u krijua në vitin 1957 si ansambël profesionist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.