🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.94 ▼0.2%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,380 ▲ +2.78% ETH $2,418 ▲ +4.94% XRP $1.3140 ▲ +3.09% SOL $95.8400 ▲ +2.97%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.94 ▼0.2 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.94 ▼0.2 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – 13 viktima pas rritjes së ndjeshme të rasteve me virusin e Nilit Perëndimor

ATHINË, 20 gusht /ATSH-DPA/- Numri i infeksioneve me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi është rritur ndjeshëm, me 157 raste të regjistruara në mbarë vendin që nga fillimi i vitit dhe 13 viktima, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Sipas agjencisë greke të shëndetit publik EODY, numri i rasteve është pothuajse katërfishuar brenda pak javësh. Në fund të korrikut ishin raportuar vetëm 42 raste.

Disa prej pacientëve kanë zhvilluar forma të rënda të sëmundjes që prekin sistemin nervor qendror, përfshirë encefalitin, meningjitin dhe komplikacione të tjera neurologjike.

Shumica e rasteve janë identifikuar në zonën e Athinës, ndërsa autoritetet kanë shtuar vëmendjen ndaj përhapjes së virusit gjatë periudhës së aktivitetit të lartë të mushkonjave.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Në pjesën më të madhe të rasteve, infeksioni nuk shkakton simptoma ose shkakton vetëm simptoma të lehta.

Megjithatë, format e rënda prekin më shpesh personat e moshuar dhe njerëzit me disa probleme shëndetësore ekzistuese.

Rritja e rasteve në Greqi vjen në një kohë kur edhe vende të tjera të Evropës Jugore po raportojnë shtim të infeksioneve me virusin e Nilit Perëndimor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vigjilencë të shtuar dhe masa për të kufizuar ekspozimin ndaj mushkonjave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.