🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 30 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $73,525 ▲ +0.15% ETH $2,015 ▲ +0.47% XRP $1.3414 ▲ +2.09% SOL $82.2800 ▲ +0.22%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
30 May 2026
Breaking
Rajoni

Greqi: BEI, 815 milionë euro transportet dhe energjinë

gjika“Për tremujorin e tretë të këtij viti do të kemi për herë të parë ritme pozitive zhvillimi”, deklaroi  Ministri i Financave të Greqisë,  Gjikas Harduvelis, duke folur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për një kredi me vlerë 815 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve, për sektorin e transportit dhe energjisë. Në të njëjtën ceremoni, presidenti i BEI, Werner Hoyer, theksoi angazhimin e bankës për të vazhduar mbështetjen ndaj rimëkëmbjes së ekonomisë greke. Veprat që do të financohen:
1.Përfundim i aksit rrugor Patra-Athine-Selanik. Kredia me vlerë 300 milionë euro do të financojë ndërtimin e autostradave të reja me gjatë 239 km, si dhe projekte më të vogla infrastrukturore në gjatësi 434 km, mbi aksin kryesor.
2.Metroja e Selanikut (financim me vlerë 200 milionë euro), për shtrirjen e rrjetit deri në Kalamaria. BEI ka financuar faktikisht linjën kryesore të metrosë së Selanikut me kredi të mëparshme me vlerë të përgjithshme 650 milionë euro.
3.Përmirësim i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike (180 milionë euro). Ky është kësti i dytë dhe i fundit i financimeve me vlerë 415 për DEI për modernizimin dhe forcimin e rrjetit të shpërndarjes.
4.Konjeksioni elektrik i Cikladeve. U nënshkrua kredia me vlerë 65 milionë euro, ndërsa financimi i përgjithshëm nga BEI do të arrijë në 130 milionë euro. Projekti ka të bëjë me konjeksionin e ishujve Syros, Tinos, Mykonos, Paros me sistemin e interkonjesionit të Greqisë.
5.Ndërtimi i qendrës së tensionit super të lartë në Megalupolis. Kredia ka vlerë 70 milionë euro dhe do të pasojë një tjetër mbështetje nga BEI, me të njëjtën shumë për disa projekte të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.