🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.32 ▲1.25%
ARI 4,167 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,374 ▼ -0.13% ETH $2,501 ▼ -0.23% XRP $1.3682 ▲ +0.33% SOL $106.7300 ▲ +0.01%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,167 ▼0.25 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,167 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

GREQI – Largimi i ambasadores amerikane në qendër të një konfrontimi vendas politik

ATHINË, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Partitë opozitare greke kërkuan sot shpjegime nga qeveria konservatore, pas largimit të ambasadores së SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, e akuzuar për përfshirje në interesa ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjisë së vendit.

Dimitris Mantzos, sekretari i Punëve të Jashtme për partinë kryesore të opozitës greke, PASOK (socialiste), i bëri thirrje qeverisë të “shpjegojë” këto zbulime “në lidhje me kërcënimet e supozuara të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në jetën politike dhe funksionimin demokratik të Greqisë”.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump largoi dje ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Guilfoyle, 57 vjeçe, ish-e fejuara e djalit të madh të Trumpit.

Pozicioni i saj ishte dobësuar nga një sërë zbulimesh dëmtuese të botuara nga ”Wall Street Journal” (WSJ).

“Kimberley Guilfoyle kishte një rol në ndërmjetësimin ose promovimin e interesave ekonomike me akses të privilegjuar, veçanërisht në sektorin e energjisë”, tha Dimitris Mantzos.

“Cili është qëndrimi i qeverisë për zhvillimet e lartpërmendura?” pyeti ai.

“A e ka thirrur ndonjëherë Ministria e Punëve të Jashtme ambasadoren e SHBA-së për të dhënë shpjegime në lidhje me incidentet e lartpërmendura?”, shtoi Mantzos.

PASOK, së bashku me partitë e tjera të opozitës, i kishte kërkuar qeverisë greke javën e kaluar, gjatë një vizite zyrtare të sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Athinë, detaje mbi “përmbajtjen, qëllimin dhe dobinë e marrëveshjeve të energjisë, mbrojtjes dhe marrëveshjeve të tjera që janë lidhur” midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Partia radikale e krahut të majtë ”Syriza” akuzoi qeverinë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis se “ka zgjedhur heshtjen” dhe “madje është përmbajtur nga kërkimi publik i shpjegimeve” nga Shtetet e Bashkuara.

”Për qeverinë, çështja e dëbimit të ambasadorit amerikan është një çështje për Shtetet e Bashkuara dhe nuk ndikon në marrëdhëniet greko-amerikane”, deklaroi zëvendëskryeministri Kostis Hadzidakis në një intervistë të mërkurën në transmetuesin publik ”ERT News”.

Shumë gazeta greke – të cilat e kishin ndjekur nga afër Kimberley Guilfoyle që nga mbërritja e saj në Greqi në dhjetor 2025, një vit pas emërimit të saj nga Donald Trump – e paraqitën sot skandalin në faqet e tyre të para.

“Pas skenave të një largimi Guilfoyle ikën pas 339 ditësh”, shkruante në titullin kryesor gazeta greke ”Ta Nea”, duke kujtuar udhëtimet e Kimberley Guilfoyle me biznesmenët grekë.

“Kimberly Guilfoyle: nga shpërthimet te rënia brutale e të preferuarës së Trumpit”, shkruante faqja e lajmeve ”To Vima”./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.