☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Greqia kthehet në normalitet, nga 1 maji deri në gusht hiqen kufizimet

Bazuar në të dhënat epidemiologjike dhe sugjerimet e fundit të ekspertëve organet greke kanë komunikuar se vendi do të rikthehet thuajse në normalitet që nga 1 maji sa u përket masave kundër pandemisë.

“Nga data 1 maj deri më 31 gusht, nuk është e nevojshme paraqitja e certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19 apo certifikatave të rikuperimit për akses në të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme. Kjo do të thotë se edhe aty ku ka pasur detyrim për të pasur një test negativ, nuk do të kërkohet më. Masa do të rivlerësohet më 1 shtator”, deklaroi Thanos Plevris, Ministër i Shëndetësisë.

Infektimet ditore të koronavirusit në Greqi janë ulur ditët e fundit, pavarësisht se numri i vdekjeve mbetet ende i lartë,65 në 24 orët e fundit dhe në total, 28344. Gjithashtu mbi 72% të grekëve tashmë janë të vaksinuar.

Lehtësimi i masave vjen në fillim të sezonit turistik të Greqisë që zakonisht fillon pas Pashkëve Ortodokse, të cilat këtë viti janë në 24 Prill, ndërsa ka shpresa që sivjet të arrihet numri rekord prej 33 milion turistë që erdhën në Greqi në vitin 2019.

Ndaj dhe nga 1 maji deri më 30 gusht hiqen edhe të gjitha kufizimet në lidhje me numrin e klientëve në ambientet e restoranteve apo të bizneseve të ndryshme dhe ato mund të funksionojnë me kapacitet 100 për qind,deri në rishqyrtimin e masave në 1 shtator.

“Në të njëjtën kohë po shqyrtojmë edhe heqjen e kërkesës për paraqitjen e certifikatës dixhitale të BE-së gjatë hyrjes në vend dhe do të ketë njoftime të reja”, u shpreh Thanos Plevris, Ministër i Shëndetësisë.

Gjithashtu, nga data 15 prill hiqet gjoba prej 100 euro për personat e grupmoshës mbi 60 vjeç që nuk vaksinohen dhe nga data 3 maj kur do të hapen shkollat sërish pas javës së Madhe, nxënësit do të kthehen në bankat e shkollave pa qënë të detyruar për të kryer dy testet javore për koronavirusin.

Një nga masat që mbeten ende në fuqi në Greqi është mbajtja e detyrueshme e maskave në ambientet e brendshme deri më 31 maj dhe rekomandimi për mbajtjen e saj edhe gjatë ceremonive fetare të Pashkëve që do të zhvillohen për herë të parë pas dy viteve të pandemisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.