🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.99 ▼0.77%
ARI 4,058 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,216 ▲ +0.56% ETH $2,357 ▲ +0.41% XRP $1.3238 ▼ -0.35% SOL $102.2900 ▲ +0.99%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Grupi parlamentar i PD kallëzon në SPAK kryeministrin Rama dhe ministrin Gonxhja për financimin e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, lidhur me financimin prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e artistit Kanye West në Tiranë.

PD i akuzon Ramën dhe Gonxhen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas kallëzimit, financimi prej 400 milionë lekësh është miratuar përmes një akti normativ të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit Gonxhja, për mbështetjen e organizimit të aktivitetit kulturor-artistik.

Partia Demokratike pretendon se përdorimi i fondit rezervë të Buxhetit të Shtetit për këtë aktivitet nuk është në përputhje me ligjin dhe se vendimi ka cenuar parimet e konkurrencës së lirë mes operatorëve ekonomikë.

Në kallëzim thuhet se fondi rezervë duhet të përdoret për situata të paparashikuara dhe jo për aktivitete të planifikuara, duke pretenduar se në këtë rast janë krijuar avantazhe për një operator privat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.