🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.13 ▲0%
ARI 4,459 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $63,940 ▼ -1.51% ETH $1,872 ▼ -2.06% XRP $1.0107 ▼ -1.89% SOL $75.9100 ▼ -0.62%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.13 ▲0 % ARI 4,459 ▲0.88 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.13 ▲0 % ARI 4,459 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
11 Aug 2026
Breaking
Premier League

Guardiola largohet nga City me 20 trofe, por pas 2 miliardë eurosh të shpenzuara në merkato

Mbyllet një epokë te Manchester City. Pas 10 vitesh në stolin e “Etihad”, Pep Guardiola do t’i japë fund aventurës së tij si trajner i klubit anglez, pasi u bë njeriu që realizoi ambiciet gjigante të pronarëve, të udhëhequr nga sheiku Mansour. Katalanasi pritet të mbetet pjesë e “City Group” në rolin e super-këshilltarit.

Gjatë dekadës së tij në Manchester, Guardiola e drejtoi skuadrën drejt 20 trofeve, duke ndërtuar një nga periudhat më dominuese në historinë e futbollit anglez. Sukseset, megjithatë, u mbështetën edhe nga investime të jashtëzakonshme në merkato; mbi 2 miliardë euro të shpenzuara për afrime gjatë epokës së tij.

Sezoni i dytë i Guardiolës në krye të City, menjëherë pas vitit të vetëm pa trofe, mbetet ai me shpenzimet më të mëdha; plot 317.5 milionë euro për blerje. Në vend të dytë renditet sezoni aktual, i vetmi tjetër ku klubi kaloi kufirin e 300 milionë eurove investime.

Sa iu përket transferimeve individuale, afrimi më i kushtueshëm i epokës Guardiola ishte Jack Grealish. Anglezi u ble nga Aston Villa dhe mbetet lojtari i vetëm për të cilin City shpenzoi mbi 100 milionë euro.

Manchester City, kostoja e blerjeve për çdo sezon me Pep Guardiola 2016/17 – 216.3 milionë euro 2017/18 – 317.5 milionë 2018/19 – 78.6 milionë 2019/20 – 169.8 milionë 2020/21 – 173.4 milionë 2021/22 – 138.9 milionë 2022/23 – 155 milionë 2023/24 – 259.6 milionë 2024/25 – 243 milionë 2025/26 – 301.8 milionë

Totali = 2.0539 miliardë euro

Blerjet individuale më të shtrenjta të Manchester City në çdo sezon me Pep Guardiola 2016/17 – John Stones nga Everton për 55.6 milionë euro 2017/18 – Aymeric Laporte nga Athletic Club për 65 milionë 2018/19 – Riyad Mahrez nga Leicester City për 67.8 milionë 2019/20 – Rodri nga Atlético Madrid për 70 milionë 2020/21 – Ruben Dias nga Benfica për 71.6 milionë 2021/22 – Jack Grealish nga Aston Villa për 117.5 milionë 2022/23 – Erling Haaland nga Borussia Dortmund për 60 milionë 2023/24 – Josko Gvardiol nga RB Leipzig për 90 milionë 2024/25 – Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt për 75 milionë 2025/26 – Antoine Semenyo nga Bournemouth për 72 milionë

* Të dhëna nga Transfermarkt

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.