☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.68%
DOW 52,428 ▲0.13%
NASDAQ 26,499 ▲1.26%
NAFTA 99.81 ▼1.92%
ARI 4,077 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,729 ▲ +0.91% ETH $2,347 ▲ +1.31% XRP $1.3227 ▲ +2.24% SOL $101.1100 ▲ +0.65%
S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 % S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Gulielm Radoja, aktori i paharruar i shumë roleve në kinematografi e teatër

Më 2 korrik 1945, lindi në Shkodër aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit, Gulielm Radoja.

Studimet e larta i përfundoi në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) për Dramaturgji (1972).  Fillimisht punoi si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Moisiu” për t’u rikthyer në Teatrin Kombëtar në vitin 1996.

Gulielm Radoja pati një veprimtari të shkëlqyer në kinematografi ku interpretoi në rreth 40 filma nga viti 1970 deri në vitin 2019. Nga filmat mbetet i paharrueshëm në interpretimet me rolet e Stefan Bardhit te “Mësonjëtorja” (1979), Petro Nini Luarasit te “Kush vdes në këmbë” (1984) apo roli i Albertos te “Gjeneral Gramafoni” (1977), prifti italian te “Kthimi i ushtrisë së vdekur” (1989) i Anagnostit.

Vështrimi i tij magnetik u shua në 5 maj të vitit 2021, pasi u prek nga Covid-19. Gulielm Radoja ishte vlerësuar me titujt Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.