☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Hakerët vjedhin të dhënat e mbi 15 milionë kanadezëve, kërkojnë shpërblese

Kjo është rreth 40 për qind e popullatës së Kanadasë, dhe shumica e klientëve të prekur jetojnë në provincat Ontario dhe British Columbia.

Emrat, adresat, fjalëkalimet dhe të dhënat e kujdesit shëndetësor të rreth 15 milion kanadezëve mund të jenë thyer gjatë një sulmi kibernetik në LifeLabs, klinika më e madhe e pavarur e kujdesit shëndetësor, bëri të ditur sot ndërmarrja, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo është rreth 40 për qind e popullatës së Kanadasë, dhe shumica e klientëve të prekur jetojnë në provincat Ontario dhe British Columbia.

Hakerët kërkuan shpërblesë, dhe LifeLabs tha se është duke punuar për të rikthyer informacionet e vjedhura duke bërë pagesën.

“Ka informacione që kanë të bëjnë me afërsisht 15 milionë konsumatorë në sistemet kompjuterike, të cilëve u është qasur potencialisht në këtë shkelje”, tha presidenti i LifeLabs, Charles Brown, në një letër të hapur të postuar në faqen e internetit të kompanisë.

“Jam shumë i shqetësuar për këtë çështje”, tha Michael McEvoy, komisioneri i privatësisë i British Columbia.

“Thyerja e informacioneve të ndjeshme personale shëndetësore mund të jetë shkatërruese për ata që preken”.

Përmes një sistemi laboratorësh në të gjithë vendin, LifeLabs bën rreth 112 milionë teste gjaku në vit.

Në letrën e hapur, Brown kërkoi falje për shkeljen dhe renditi hapat që LifeLabs ka krijuar për të korrigjuar situatën.

Ato përfshijnë punësimin e “ekspertëve të klasit botëror të sigurisë kibernetike për të izoluar dhe siguruar sistemet e prekura” dhe “forcimin e mëtejshëm të sistemeve tona për të parandaluar incidentet në të ardhmen”.

Brown tha se kompania po ashtu do të ofrojë “shërbime të mbrojtjes së sigurisë”.

Derisa lajmi për shkeljen u bë publik nga kompania të martën, besohet se sulmi ka ndodhur më 1 nëntor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.