☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,168 ▼ -1.97% ETH $2,244 ▼ -1.01% XRP $1.2544 ▲ +0.72% SOL $96.1600 ▼ -0.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si dhe zyrtarëve të tjerë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Abazi, kallëzimi penal lidhet me pretendime për tri vepra penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pengimi i funksionimit të institucioneve kushtetuese” dhe “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Në kallëzim pretendohet se Kurti, duke mbajtur pozitën e kryeministrit në detyrë dhe atë të deputetit, ka refuzuar të përmbushë detyrimet kushtetuese që lidhen me konstituimin e Kuvendit.

Abazi pretendon gjithashtu se Kurti nuk ka zbatuar vendime të Gjykatës Supreme dhe se ka vepruar në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve.

Në dokument thuhet se situata e krijuar në Kuvend është përdorur si një strategji për të krijuar një “pat-pozicion” kushtetues dhe për ta shtyrë çështjen drejt Gjykatës Kushtetuese.

“Sot dorëzova kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kundër Albin Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë për tre vepra penale të konsumuara!”, ka shkruar Abazi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.