☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,609 ▲ +0.79% ETH $2,255 ▲ +0.54% XRP $1.2530 ▲ +0.13% SOL $95.8700 ▲ +1.04%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hamza thotë se zgjedhjet ishin të lira, por jo të drejta – u përdor paraja publike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 7 qershorit, duke vlerësuar se ai është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Në një konferencë për media, Hamza ka thënë se PDK ka pritur rezultat më të lartë në këto zgjedhje, por ka shtuar se partia është në pritje të përfundimit të numërimit të plotë të votave.

“Unë i uroj të gjitha partitë politike për rezultatin, ka qenë një proces në vazhdën e disa proceseve zgjedhore. Për PDK-në rezultati është ky që është, sigurisht që kemi pritur më shumë, kemi mundur më shumë”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se pret që partia të ketë një rritje të lehtë në numrin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës krahasuar me mandatin e kaluar.

“Nëse i referohemi vendeve në Kuvendin e Kosovës, unë pres që numri i deputetëve të jetë pak më i madh sesa ka qenë në mandatin paraprak, megjithatë ne po presim përfundimin e procesit zgjedhor”, është shprehur ai.

Hamza ka komentuar edhe procesin zgjedhor, duke thënë se ai ka qenë i lirë, por sipas tij jo plotësisht i drejtë.

“Zgjedhjet kanë qenë të lira, mirëpo nuk kanë qenë të drejta. Kanë qenë të pabarabarta për shkak se është përdorur paraja publike”, ka deklaruar lideri i PDK-së.

Ai ka theksuar gjithashtu se abstenimi i qytetarëve në zgjedhje përbën një mesazh të qartë për skenën politike në vend.

Në fund, Hamza ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.