HAPËSIRË – Elon Musk arrin një tjetër sukses historik, Starship kthehet në platformën e nisjes
KALIFORNI, 15 nëntor /ATSH -ANSA/ – Kompania amerikane SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një arritje historike në industrinë hapësinore, duke realizuar me sukses për herë të parë rikuperimin e fazës së sipërme të një rakete orbitale konvencionale.
Sipas CNN, anija kozmike Starship u rikthye në mënyrë të sigurt në platformën e nisjes, pas një qëndrimi njëditor në orbitë.
Mjeti hapësinor u shfaq nga retë në përfundim të një manovre zbritjeje që përshkoi një pjesë të madhe të kontinentit, duke u pozicionuar me saktësi mes krahëve mekanikë të vendosur mbi platformën e nisjes, të njohur si “shkopinjtë” (chopstick arms).
Kjo teknologji mundëson kapjen dhe rikuperimin e mjetit hapësinor pa pasur nevojë për një ulje tradicionale, duke hapur perspektiva të reja për ripërdorimin e raketave dhe uljen e kostove të udhëtimeve në hapësirë.
Arritja konsiderohet një nga sukseset më të rëndësishme inxhinierike në historinë e eksplorimit hapësinor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.